Lidhu me ne

Kryesore

Berisha për inceneratorët: Në gropën e Sharrës po groposet sistemi i drejtësisë

Berisha për inceneratorët: Në gropën e Sharrës po

Në konferencën e përjavshme për mediat, kryedemokrati Sali Berisha foli për aferën e inceneratorëve, duke i mëshuar faktit se “koka” është Edi Rama. Sipas Berishës në gropën e Sharrës po fundoset edhe sistemi i drejtësisë, referuar mungesës së drejtësisë, siç e konsideron ai.

“Ndonëse prej dy vitesh është deklaruar me dhjetëra herë se qytetarët e qarkut të Tiranës, paguajnë 29 euro për çdo ton pleh, pa llogaritur transportin, kjo tarifë e cila në kontratë parashikohet për djegie. Kurse për depozitim ka një tarifë prej 11 eurosh.

Prej vitesh, Edi Rama, Erion Veliaj, presin euro, vjedhin çdo ditë dhjetëra-mijëra euro. Në total, diferenca prej 18 eurosh për çdo ton, shkon dhe depozitohet në kontot offshore të këtyre dy hajdutëve të paimagjinueshëm. Në fakt, aty nuk po groposoheshin, por aty po groposej sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor”, tha Berisha.

Ky i fundit theksoi se janë bërë 51 milionë euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kompanitë offshore.

“Janë bërë 51 milionë euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot offshore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për plehra që dikur digjen, në një kohë kur as nuk digjen, por as nuk seleksionohen, siԷ u betua dhe rrahu gjoksin sipërmarrësi i plehrave, Edi Rama, nën betim para parlamentit shqiptar. Nuk ka akt më flagrant se afera e inceneratorëve. Nuk ka akt më të turpshëm se qëndrimi i drejtësisë ndaj kësaj afere”, shtoi ai.

Berisha: Olta Xhaçka, një mafioze që e ka vendin në burg!

Berisha: Olta Xhaçka, një mafioze që e ka vendin në burg!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur tek mandati i deputetes Olta Xhaçka, të cilin po e shqyrton Gjykata Kushtetuese. Sipas Berishës, kjo e fundit është nën presion nga klani Rama, për ta shpëtuar atë.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha e quajti Olta Xhaçkën mafioze, që e ka vendin në burg.

Berisha denoncoi Edi Ramën, Olsi Ramën, Artan Gaxhin dhe Amant Josifin si personat që po ndikojnë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Olta Xhacka duke përdorur pushtetin lidhjet e saj me klanin Rama, lidhje të kahershme. Nuk kam asgjë unë të hyj në lidhje të kahershme, por kur ato mjerojnë shqiptarët  unë cdo gjë do them. Janë vërsulur, Olsi, Edi, Artani, Josifi për të mposhtur gjykatën Kushtetutën. Një akt që do përbente atentat të vërtetë ndaj kushtetutës dhe një goditje mëshirë për luftën kundër korrupsionit.

Olta Xhacka me burrin e vetë kanë fituar statusin 5 mln të investitorit strategjik. Olta Xhacka ka inkriminuar kunatën e saj amerikane si ortake në këtë aferë. Olta Xhacka me këto veprime e ka vendin në burg dhe vetëm në burg. Tani kërkon të shpëtojë. Gjykata Kushtetuese në këtë rast ka kauzisin më të qartë dhe pikërisht për përpjekjen që bën Parlamenti për të shkelur kushtetutën ajo duhet ti dalë zot Kushtetutës. Të mendosh se të shpëtojë Olta, pse Edi Rama nuk pranoi të vijë në parlament kërkesa, nuk ka tallje më të madhe me qytetarët shqiptarë, të implikimit direkt të Edi Ramës, por edhe të atyre që mendojnë të gjykojnë në këtë mënyrë”, tha Berisha.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook