Lidhu me ne

Mix

Madonna provokon sërish, “mbretëresha” e popit pozon si Jezusi në… Darkën e Fundit të grave

Në një intervistë ekskluzive që Madonna dha për “Vanity Fair”, “Mbretëresha e Popit” foli për feminizmin, seksualitetin, fenë dhe diversitetin, duke u ndalur në betejat e saj në karrierë kundër patriarkatit dhe koston që duhej të paguante për të mbetur vetvetja.

Madonna vazhdon të habisë publikun me zgjedhjet e saj, të cilat shkaktojnë jo pak herë kanë shkaktuar reagime dhe komente të ndryshme.

Kësaj radhe këngëtarja me famë ndërkombëtare, ka mbuluar kopertinën e tre edicioneve të ndryshme të “Vanity Fair” në Itali, Spanjë dhe Francë. Më konkretisht, “mbretëresha” e pop-it u bë pjesa qendrore e revistës vjetore “Icon Issue”, e cila feston legjendat që ndihmojnë në formimin e kulturës moderne.

Në kopertinë këngëtarja pozon si një Virgjëreshë Mari që qan me shpatat që i shpojnë zemrën, ndërsa në një foto tjetër ajo luan Jezusin, në një Darkë të Fundit për femra.

Homazhi përfshin një gamë të gjerë imazhesh, të krijuara nga fotografët Luigi dhe Iango. Qëllimi i këtij seti fotografik është të prezantojë “vlerat që këngëtarja e njohur mbrojti gjatë rrugëtimit të saj artistik dhe përmes ikonografisë së saj”.

Revista raportoi se më shumë se 80 bashkëpunëtorë u përfshinë në krijimin e homazhit, duke theksuar se imazhet do të formojnë gjithashtu një ekspozitë të ardhshme, një film të shkurtër dhe një shfaqje të artit modern.

Në një intervistë ekskluzive që Madonna dha për “Vanity Fair”, “Mbretëresha e Popit” foli për feminizmin, seksualitetin, fenë dhe diversitetin, duke u ndalur në betejat e saj në karrierë kundër patriarkatit dhe koston që duhej të paguante për të mbetur vetvetja.

Siç pranoi Madonna, si nënë e divorcuar e gjashtë fëmijëve: “Të rritesh me një nënë si unë është një sfidë. Ishte beteja më e vështirë, më e vështirë”, theksoi ajo për mëmësinë.

Diku tjetër në intervistën e saj, artistja me famë ndërkombëtare tha: “Edhe sot përpiqem të kuptoj se si të jem nënë dhe të bëj punën time. Sepse, pavarësisht se kush jeni, të kesh fëmijë dhe t’i rrisësh është një vepër arti. Dhe askush nuk ju jep një manual. Ju duhet të mësoni nga gabimet tuaja. Është një profesion që kërkon shumë kohë. Dhe është rraskapitëse sepse nuk ka kurrë pushim. Ajo që më gëzon më shumë është të shoh se secili prej tyre ka zbuluar krijimtarinë e vet. Unë kurrë nuk e inkurajova vajzën time të bënte muzikë ose djalin tim Rocco të pikturonte. Por i kam ekspozuar gjithmonë me artin, muzikën dhe jam e lumtur që kanë gjetur mënyra për t’u shprehur. Kam respekt dhe admirim për ta dhe atë që bëjnë”.

Përveç kësaj, Madonna njoftoi të martën, më 17 janar, orarin e një turneu të ri botëror me të cilin do të festojë katër dekada të hiteve të saj. E titulluar ‘The Celebration Tour’, ‘Mbretëresha e Popit’ do të vizitojë 35 qytete dhe do të interpretojë këngë nga e gjithë krijimtaria e saj, e cila fillon nga albumi i saj i parë në 1983 dhe arrin në më të fundit, ‘Madame X’ të 2019. Biletat do të vazhdojnë të shiten deri më 20 janar.

Turneu botëror i këngëtares do të nisë më 15 korrik në Vankuver. Rrugëtimi muzikor fillon në Kanada, vazhdon në SHBA, nga Çikago në Los Anxhelos dhe përfundon në Evropë – Londër, Barcelonë, Stokholm, ndër të tjera dhe përfundon në Amsterdam më 1 dhjetor.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook