Lidhu me ne

Aktualitet

Muaji gusht është perfekt për këtë agjërim.

Gilman Bakalli

Mënyra më e mirë për të kuptuar peshën e papërballueshme të lajmeve është të bësh një lloj diete mediatike. Të mbyllësh Facebook-un, të mos blesh gazetë dhe të mos hapësh televizorin. Muaji gusht është perfekt për këtë agjërim.

Por pastaj rikthehesh. Dhe ndjen forcën shpuese të qindra lajmeve që të përplasen në fytyrë sa hap televizorin. Lajme që thjesht të godasin, pa të ngjallur interes. Rubrika “politikë” të pickon me qindra detaje personale politikanësh që s’kanë lidhje me politikën. “Ekonomia” të derdh mbi kokë një kovë një dallgë shifrash të shkëputura nga çdo pikë reference. Kronika e zezë t’i err sytë. E megjithatë mbetesh totalisht indiferent përballë kësaj batice lajmesh.

Ke ndjesinë se lajmet dhe ne jemi shumë pranë me njëri-tjetrin. Është pak a shumë si të jesh para një portreti, por kaq pranë tij, saqë arrin të shohësh një pjesë të vogël të faqes. Vështirë ta kuptosh se ajo çfarë po shikon është pjesë e një fytyre njerëzore. Ndaj grimcave të tilla jemi të ekspozuar gjithë ditën. Grimca të cilat nuk arrijnë të zgjojnë kureshtjen, sepse fytyra e vërtetë dhe e plotë mbetet e pakapshme. Jemi tmerrësisht pranë!

Ditë pas dite, orë pas ore, minutë pas minute, gazetarët na ofrojnë grimca lajmesh e historish, përmasat e vërteta të të cilave arrijmë t’i rrokim ndoshta pas disa muajsh apo ndoshta pas disa vitesh. Imagjinoni sikur një shkrimtar të na e prezantonte tregimin e tij me nga një apo dy fjali në ditë dhe të pretendonte prej lexuesit ta krijonte vetë idenë e së tërës.

Na duhen lajmet. Por na duhen lajme që na zgjojnë interes e kureshtje dhe që sqarojnë se si përputhen historitë që tregojnë me temat e mëdha, për të cilat ka interes të madh. Gazetarët duhet ta imagjinojnë trurin njerëzor si një bibliotekë, në të cilën informacioni organizohet sipas fushave të caktuara. Mirëpo sa më të shkurtra historitë sa më në grimca kthehen lajmet, aq më e vështirë bëhet renditja e tyre. Prandaj mërzitemi dhe na hapet goja para grimcave të vockla të lajmeve. Sepse mërzia s’është gjë tjetër veçse refleksi vetëruajtës i trurit, i cili refuzon të pranojë informacione që nuk arrin t’i rendisë. Çfarë duhet të bëjë truri im me informacion se presidenti i vendit priti në një takim anëtarët e një partie politike me qendër në Shkup, apo me lajmin se në Peru dy trena u përplasën me njëri-tjetrin?

Gazetari duhet të jetë si bibliotekar. Ai duhet të na tregojë se si lajme të vogla i përshtaten një tematike të madhe. Një raportim në lidhje me një vandalizëm të parëndësishëm diku në një lagje të qytetit X (“vidhen kapakët e pusetave në rrugën Filan Fisteku”) mund të bëhej më i gjallë e tërheqës nëse do tregohej si episod i një drame të gjatë me titullin “Sjellja morale vështirë të diktohet në një shoqëri me shtresa që jetojnë në varfëri ekstreme”. Po ashtu edhe një raportim banal i një rasti korruptiv në një drejtori në qytetin Y me titullin:“Akuza për mitmarrje drejtorit të konvikteve” mund të ishte më e përtypshme, nëse do lidhej me tematikën e madhe: “Kontradikta midis konceptit perëndimor të shtetit dhe mentalitetit shqiptar të fisit”.

Mund të mendosh se armiku kryesor i demokracisë është censura e lajmit dhe se, anasjelltas, parakushti i saj është liria e shtypit. Megjithatë batica përmbytëse e grimcave të lajmeve të përditshme që na e shpërlajnë trurin çdo sekond, na tregon se kjo formë lirie shtypi është në fakt një metodë cinike për t’ia hequr njeriut thelbin e tij politik. Duke ia paraqitur problemet e mëdha të parenditura, të fragmentarizuara, me boshllëqe, duke ia humbur fillin pra, publiku pështjellohet, mërzitet, zverdhet dhe më në fund largohet nga pjesëmarrja aktive politike. Një diktator modern pra, nuk ka përse të ushtrojë censurë lajmesh. Mjafton të kujdeset që batica e grimcave të lajmeve të godasë pa pushim çdo cep të hapësirës publike.

“Mapo”

Titulli origjinal:

Lajme, grimca lajmesh, grimca pafundësisht të vogla lajmesh!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske44 sekonda më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix46 minuta më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Radar60 minuta më herët

‘Sot, të mos dalësh në televizor është shenjë elegance!’

Shkruar nga Irena BeqirajQori dhe Fevziu Pjesa më e madhe e dëmit në këtë vend shkaktohet nga njerëzit që i...

Radar1 orë më herët

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Elon Musk Rruga për t’u bërë njeriu më i pasur në botë nuk është e lehtë, por si ia doli...

Kioske2 orë më herët

Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Nga Eduard Zaloshnja Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi se, me pjesëmarrjen për herë të parë në zgjedhje...

Kryesore2 orë më herët

“Me Veliajn jemi miq, po rrëmoni në vendin e gabuar” – Belinda Balluku rrëfen marrëdhëniet me kryebashkiakun

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka folur në Top Story me Grida Dumën në Top Channel edhe për raportet e saj me...

Mix2 orë më herët

5 shenja të çuditshme të mungesës së hekurit

Mungesa e hekurit mund të jetë një problem që kalon pa u vënë re, pasi simptomat mund të shfaqen gradualisht...

Radar3 orë më herët

Përkeqësohet gjendja e kryepeshkopit Anastas, futet në intubim

Kryepeshkoi Anatas Janullatos ndodhet në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Kisha Ortodokse ka njoftuar se gjendja shëndetësore...

Radar3 orë më herët

A po e humb Bill Clinton betejën kundër sëmundjes së Parkinson?!

Sipas burimeve të fundit, ish-presidenti Bill Clinton është në një gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të sëmundjes së...

Mix3 orë më herët

Çimi Kazazi, shqiptari hero bën xhiron e mediave në Angli, shpëton një grua nga përmbytjet!

Një shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe është kthyer në heroin e ditës, teksa pamjet treguan se ai rrezikoi...

Facebook