Lidhu me ne

Radar

Eksperti i sigurisë revoltohet me AKSHI-n: Palaço që nxorën sheshit të dhënat e mia, po tallen me ne

Eksperti i sigurisë revoltohet me AKSHI: Palaço që nxorën

Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj është shprehur i revoltuar me qëndrimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë të Informacionit pas PD e akuzoi se po përdoret nga kryeministri Edi Rama për qëllimet e tij partiake.

Në një postim në rrjetet sociale, Semanaj shkruan se ndihet i turpëruar pak javë pasi kishte pranuar një ftesë nga AKCESK, teksa sjell në vëmendje deklaratën e AKSHI ku heq përgjegjësitë se të dhënat e publikuara pas sulmit kibernetik në vend, nuk janë marrë prej tij.

Reagimi i plotë:

Me vjen turp!

Te dashur kolege, te dashur shqiptare. Sapo lexova deklaraten e AKSHIT dhe akoma nuk I besoj syve, ndoshta eshte nje deklarate e leshuar nga hackers iranian sepse nuk ka shpjegim tjeter. Me vjen turp per ata persona qe punojne prane atij institucioni dhe institucioneve qe duhet ti mbikëqyrin, me vjen turp te flas mbi kete teme sepse perballe kam thjesht ca palaco qe nxorren sheshit te dhenat e mia dhe te familjareve te mi dhe pas 6 muajsh vendosin te tallin dhe bythen.

Para pak javesh pranova me kenaqesi nje ftese te hapur nga AKCESK ne menyre qe te jepja kontributin tim modest. Tani me vjen turp qe isha pjese e atij takimi.

Ndoshta eshte momenti qe mos te flasim me ne princip dhe parimisht por te flasim per tenderat, investimet, certifikimet.

Reagimi i plotë i AKSHIT.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpreh keqardhjen për sulmet politike ndaj institutionit dhe punës së tij duke tentuar manipulimin e opinionit publik.

Nisur nga akuzat pa asnjë fakt, informojmë qytetarët shqiptarë se AKSHI nuk ka asnjë lidhje apo përgjegjësi me pasojat e sulmeve kibernetike ndaj Policisë së Shtetit apo institucioneve të tjera publike dhe private, të cilat nuk kanë asnjë lidhje teknike me sistemet që mirëmban AKSHI.

Kujtojmë se pavarësisht sulmit të fuqishëm kibernetik, i pandodhur më parë në Shqipëri për nga lloji dhe përmasat, vetëm 7 mailboxe të hostuara pranë AKSHI-t janë bërë publike.

Prej muajsh, institucioni i AKSHI-t sulmohet pa asnjë fakt ndërkohë që për këtë çështje kanë dhënë verdiktin e tyre edhe institucione të njohura ndërkombëtare amerikane FBI, CISA, US Army dhe Microsoft.

Vlen të theksojmë se të gjitha të dhënat e publikuara pas sulmit, nuk janë marrë nga AKSHI.

Gjejmë rastin të falenderojmë punën e të gjithë punonjësve të AKSHI-t dhe partnerëve ndërkombëtarë (FBI dhe Microsoft) që kanë punuar prej muajsh 24/7, pa pushim, për të rikthyer e-Albania në funksion brenda 4 ditësh, e për të vijuar me të njejtin nivel përkushtimi në javët e muajt në vijim për të siguruar mbarëvajtjen e sistemeve

MË TEPËR

Sport19 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix19 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix19 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix19 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix19 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix19 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix20 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix20 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix20 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix20 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook