Mix
Si ndikon telefoni dhe kompjuteri në shëndetin tonë
Shkencëtarët kanë zbuluar se drita blu që lëshon nga telefoni, tableti apo kompjuteri ka një ndikim të fortë në jetëgjatësinë tonë.
Shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Oregonit kanë zbuluar se qelizat e lëkurës janë tepër të brishta dhe nuk e përballojnë mirë dritën blu
Për më tepër, pigmenti i lëkurës nis e shuhet si pasojë e ekspozimit afatgjatë ndaj dritës blu, duke shkaktuar kështu njolla dhe humbje të ngjyrës së njëtrajtshme të lëkurës.
Këtë teori e mbështesin edhe dermatologët.
Sipas tyre, drita blu penetron në shtresat e thella të lëkurës, duke i bërë ato më të holla e si rrjedhojë duke e bërë lëkurën më të brishtë.
Nga ana tjetër, drita blu ndikon edhe tek prodhimi i melatoninës.
Kjo e fundit luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e orës biologjike dhe tek cilësia e gjumit.
Mungesa e gjumit nga ana tjetër, përveç ndikimit në shëndetin e përgjithshme, lë gjurmë edhe në lëkurë.
Ekspertët sugjerojnë mbajtjen e syzeve të përshtatshme që filtrojnë dritën blu dhe na mbrojnë sytë.