Lidhu me ne

Mix

Në vetëm 14 ditë – Ujë me limon për rënien nga pesha

nga AgroWeb

Limoni është një nga aleatët më të mirë të njeriut për rënien nga pesha. Foto: Flickr

Shtyllat kryesore të misionit  për rënien nga pesha janë: ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik.

Nëpërmjet tyre, rënia nga pesha është e shëndetshme dhe nuk shkakton dëme të forta në organizëm.

Limoni është një nga aleatët më të mirë të njeriut për rënien nga pesha.

Atë mund ta konsumoni çdo ditë, jo vetëm për të pastruar organizmin nga toksinat por edhe për të lehtësuar misionin e vështirë të humbjes së kilogramëve të tepërt.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për sfidën 14 ditore të ujit me limon që ju ndihmon të humbisni në peshë në mënyrë të shëndetshme.

Nëse kërkoni rezultate më të shpejta rekomandohet të përdoret ujë i ngrohtë, duke qenë se eliminon më lehtë yndyrnat në trup.

Ujë Me Limon Për 14 Ditë

Ju mund ta pini ujin me limon çdo ditë për dy javë duke iu përmbajtur rregullores së mëposhtme.

Në ditën e parë, përzieni lëngun e një limoni me një gotë ujë dhe pijeni menjëherë sapo të zgjoheni.

Ditën e dytë përzieni lëngun e dy limonëve me dy gota ujë. Shtoni një lugë çaji me mjaltë dhe pijeni pas zgjimit.

Ditën e tretë përzieni lëngun e tre limonëve me tre gota ujë. Shtoni një lugë çaji me mjaltë. Gjysmën pijeni në mëngjes dhe pjesën e mbetur para drekës.

Ditën e katërt shtrydhni katër limonë. Lëngun përziejeni me katër gota ujë dhe  me një lugë çaji me mjaltë.

AgroWeb.org ju këshillon që lëngun ta pini tre herë në ditë, esëll në mëngjes, përpara drekës dhe para se të shtriheni për të fjetur.

Ditën e pestë përzieni lëngun e pesë limonëve me pesë gota me ujë dhe pak mjaltë dhe pijeni tre herë në ditë.

Ditën e gjashtë shtrydhni 6 limonë.

Lëngun përzieni me 6 gota me ujë dhe pak mjaltë dhe pijeni 3 herë në ditë përpara çdo vakti.

Në ditën e shtatë përzieni lëngun e 3 limonëve me 10 gota ujë.

Lëngun konsumojeni 3 herë në ditë përpara vakteve.

Në ditën e tetë përzieni lëngun e 6 limonëve me 6 gota ujë dhe pak mjaltë dhe konsumojeni tre herë në ditë.

Në ditën e 9-të përzieni lëngun e 5 limonëve me 5 gota me ujë dhe pak mjaltë.

Pijeni tre herë në ditë.

Në ditën e 10-të përzieni lëngun e 4 limonëve me 4 gota me ujë dhe pak mjaltë. Lëngun pijeni 2-3 herë në ditë.

Në ditën e 11-të përzieni lëngun e 3 limonëve me 3 gota ujë dhe një lugë çaji me mjaltë. Lëngun pijeni 2 herë në ditë.

Në ditën e 12-të shtrydhni dy limonë dhe lëngun përzijeni me dy gota ujë.

Lëngun pijeni esëll në mëngjes.

Në ditën e 13-të pini lëngun e një limoni të tretur në një gotë me ujë.

Në ditën e 14-të lëngun e tre limonëve përziejeni me 10 gota ujë.

Pijeni gjatë ditës dhe në këtë mënyrë keni përfunduar një sfidë shumë të shëndetshme.

Limoni do të përmirësojë tretjen dhe do ndryshojë prirjen tuaj të ushqyerjes duke e orientuar atë drejt ushqimeve më të shëndetshme.

Mund ta pini edhe paksa të ngrohtë në formë çaji, për ta pasur më të lehtë.

Kujdes

AgroWeb.org ju këshillon që personat me tension të ulët duhet të tregojnë kujdes pasi uji me limon e ul më tepër tensionin.

Personat me probleme me aciditein e stomakut duhet të tregojnë kujdes ose ta hollojnë lëngun e limonit me më shumë ujë.

Ky regjim duhet kombinuar edhe me një ushqyerje të shëndetshme.

Pra nuk do të thotë që ta teproni me ushqime apo ëmbëlsira gjatë ditës.

Kujdes veçanërisht me darkën dhe të ecni gjatë ditës aq sa të mundni.

Me këtë regjim mund të humbisni deri në 8 apo 10 kg, nëse e ndiqni me përpikmëri.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix5 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix5 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook