Lidhu me ne

Radar

“Unë jam kryetar i PD-së”/ Alibeaj reagon pasi përjashtoi 4 deputetë nga grupi

"Unë jam kryetar i PD-së"/ Alibeaj reagon pasiEnkelejd Alibeaj

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar nga Saranda pas përjashtimit të 4 deputetëve të PD-së nga grupi, veprim që është dënuar jo vetëm nga PD-ja e Berishës, por edhe nga përkrahësit e tij.

Zhvillimet brenda PD-së, Alibeaj i konsideron lëvizje agresioni, ndërsa etiketimet se po bën lojën e kreut të qeverisë, thotë se nuk i bëjnë më përshtypje.

“Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar, por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër.

Unë jam ushtrues i detyrës si drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur  të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni.

Eshtë hall i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më vënë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arsye hallet e tyre personale. Ne duhet të jemi të sinqertë, duhet të jemi të sinqertë para demokratëve mbi të gjitha e duhet të jemi të sinqertë edhe para gjithë publikut.

Unë nuk kam asnjë hall, jam fare mirë e ndjehëm lirshëm në këtë pozicion politik e angazhim që kam treguar gjatë gjithë kësaj kohe të jetës time politike aktive. Ata që janë bashkë kanë një arsye pse janë bashkë, kane halle, halle personale, hallet personale të tyre tregojnë që ata janë bashkë. E kanë treguar shumë episode gjatë kësaj periudhe se kush është bashkë”.

Partia Demokratike e opozitës, e përfaqësuar nga kryetari i grupit parlamentar të saj, Enkelejd Alibeaj, njoftoi mbrëmjen e 11 janarit se deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj janë të larguar zyrtarisht grupi parlamentar.

Për këtë vendim është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë, se prej të mërkurës këta katër deputetë nuk janë më pjesë e atij grupi opozitar, sepse prej një viti të pezulluar, ata nuk janë distancuar publikisht dhe plotësisht nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike.

Vendimi, sipas Alibeajt, bazohej në vendimet pezulluese të kryesisë, këshillit kombëtar dhe grupit parlamentar të Partisë Demokracisë, e cila drejtohej një vit më parë nga ish-kryetari Lulzim Basha.

Në ato mbledhje, pas dhunës ndaj selisë qendrore të partisë dhe shkatërrimit fizik të saj, u vendosën përjashtime të menjëhershme nga Partia Demokratike për deputetët tashmë të pavarur Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe për ish presidentin Bujar Nishani. Për 19 persona të tjerë u vendos pezullimi nga anëtarësia dhe nga funksionet partiake.

Njoftimi i 11 janarit bazohej në të njëjtat cilësime të përdorura në deklaratën e një viti më parë, në mbledhjen e mbyllur në orët e para të mëngjesit, se ata “nuk kanë akte distancimi nga dhuna”.

Deputetët e përjashtuar janë pjesëtarë të Grupit të Rithemelimit dhe organizatorë të protestës së 8 janarit, kur shpërtheu një dhunë masive disa orëshe ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike të mbushur me anëtarë të PD-së, dhe Rama dërgoi policinë që të ndërhynte, duke shpërndarë turmën.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook