Lidhu me ne

Radar

Dashamir Shehi: Qeveria e Ramës vjedh me ligj!

Dashamir Shehi: Qeveria e Ramës vjedh me ligj!

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi teksa komentoi grabitjen në shtëpinë e ish-zyrtares së shtetit Alda Klosi, thotë se këtu vidhet me ligj, pasi këtë e ka bërë vetë qeveria.

I ftuar në emisionin “Frontline” në News24, Shehi tha se në Parlament votohen ligje që janë në favor të oligarkëve. Ai u shpreh se e shqetëson fakti që të majtët edhe pse e dinë se Rama e ka gabim vazhdojnë ta mbështesin.

Shehi theksoi se sistemi është i korruptuar, nda për ta rrëzuar duhet bashkim i të gjithë progresistëve në Parlament.

“Kjo është punë për policët dhe prokurorët. Unë merrem me logjikën që ka një qytetar normal. Ajo mund të ketë vjedhur 10 shtëpia, nuk mund të merremi me një pastruese. Sistemi është korruptiv dhe ky sistem duhet të thyhet me votimet që po vijnë, duke filluar nga bashkimi i ndjerëve  progresistë në parlament.

Këtu votohen ligje që janë hapur në favor të oligarkëve. Mua më trishton fakti, më trishton fakti që grupi i majtë, ata që mbështesin qeverinë si nuk dolën 3-4 burra që të thoshte ore  këtu ka një dyshim se ka disa të pavërteta, dyshojmë se po vidhet. Ai grup mbron atë shefin e vetë duke e ditur qe shefi e ka gabim dhe po vidhet haptazi.

Qeveria e zotit Rama sot vjedh me ligj. Bëhet një ligj, të gjithë ngrenë dorën në parlament.  SI mund të dënohen ata, kur mund të thonë që i kam bërë me ligj, kam zbatuar ligjet e parlamentit”, tha Shehi.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix7 orë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix7 orë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Radar7 orë më herët

Tom Doshi nga Saranda: E dua pushtetin për t’ju shërbyer të varfërve

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi elektoral në Sarandë u bëri thirrje qytetarëve të besojnë tek...

Radar7 orë më herët

Salianji, mesazh qytetarëve nga qelia: Vrisni frikën, gjithçka do ndryshojë në 100 ditët e para të qeverisë së PD. 11 Maji do jetë ditë çlirimi

Nga qelia e burgut në Fier, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët...

Mix8 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Ditë më të mira po vijnë! Java që na pret sjell realizëm dhe optimizëm. Prapavija e Plutonit në Ujor fillon...

Radar8 orë më herët

Berisha shpalos programin: Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë

Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Burrel, deklaroi se “Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga...

Radar9 orë më herët

Xhonatan Islami bën uljen e gabuar me parashutë, shpëton me lëndime të lehta

Xhonatan Islami ndodhet në spital por në gjendje të mirë shëndetësore. Këto janë informacionet më të fundit për të riun...

Aktualitet11 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar12 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Facebook