Lidhu me ne

Mix

Golden Globes 2023: Gjithçka që duhet të dini

Pas gati dy vitesh, Golden Globes rikthehen në televizion në një ceremoni si ato që ishim mësuar para pandemisë: pa distancë sociale, pa kufizime, me tavolina të rregulluara mirë etj. Ceremonia organizohet mbrëmjen e sotme dhe transmetohet në NBC. Kjo është ceremonia e 80-të – dhe vjen pas skandalit që përfshiu Shoqatën e Shtypit të Huaj të Hollivudit në shkurt të vitit 2021, kur “Los Angeles Times” publikoi një hetim që zbuloi se midis 87 anëtarëve të HFPA, nuk kishte përfaqësues me ngjyrë. Kjo bëri që stacionet televizive të zgjedhin të mos e transmetojnë atë në 2022 dhe disa yje të Hollivudit, përfshirë Tom Cruise, të kthejnë trofetë. 

Ku shihen Golden Globes? 

Ceremonia e 80-të e çmimeve Golden Globe do të mbahet të martën më 10 janar. Ceremonia do të fillojë në orën 2 të mëngjesit në vendin tonë dhe jepet në NBC. 

Kush i drejton Golden Globes? 

Komediani Jerrod Carmichael, i cili do të pasojë Amy Poehler dhe Tina Fey. 

Si reagoi HFPA ndaj polemikave? 

Reformat e HFPA-së pas polemikave kanë çuar në shtimin e votuesve të rinj më të ndryshëm, duke pranuar 103 votues të rinj të rekrutuar nga organizatat ndërkombëtare të industrisë. Votuesit e rinj janë 22.3% latinë, 13.6% njerëz me ngjyeë, 11.7% aziatikë, 10.7% të Lindjes së Mesme dhe 41.7% të bardhë, me 58.3% që identifikohen si “etnikisht të ndryshëm”. 

Kush janë të nominuarit kryesorë? 

Të nominuarit u shpallën drejtpërdrejt në dhjetor nga aktorja Selenis Leyva, e cila zëvendësoi George Lopez. Në kategoritë e filmit, gara për performancën më të mirë nga një aktore në një dramë është e ngushtë midis Cate Blanchett për Tár dhe Michelle Williams për The Fabelmans. Sa për aktorët dramatikë, Austin Butler dhe Brendan Fraser janë parë si favoritë, edhe pse ky i fundit tha se nuk do të jetë i pranishëm në ceremoni.

Kush do të marrë çmimin special? 

Pesë herë fituesi i Golden Globe Ryan Murphy do të nderohet me çmimin Carol Burnett për punën e tij si skenarist, regjisor, producent dhe vizionar kreativ televiziv. Eddie Murphy do të marrë çmimin Cecil B. DeMille për kontribute të jashtëzakonshme në argëtim. 

Kush i jep çmimet? 

Në mesin e atyre që do të dorëzojnë te fituesit Globet e Artë do të jenë: Ana De Armas, Ana Gasteyer, Billy Porter, Colman Domingo, Jamie Lee Curtis, Michaela Jaé Rodriguez, Natasha Lyonne, Nicole Byer, Niecy Nash- Betts, Quentin Tarantino dhe Tracy Morgan.

MË TEPËR

Sport6 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix6 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix7 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix7 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix7 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix7 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix7 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix7 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix7 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix8 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook