Mix
Çantat më të bukura të stilistëve në historinë e modës
Krijuar me ndihmën e një ikone, ose personazhi që mori emër pasi u përjetësua me atë çantë, modele që lindin për të përmbushur disa nevoja specifike, ose për të shprehur thjesht kënaqësi, çantat e markës shkojnë përtej të qenit një aksesor stilimi. Ato bëhen shprehje e statusit social, simbol i një stili, apo epoke, por edhe një vepër arti.
Me kalimin e viteve, lista e çantave të stilistëve për femra është zgjeruar. Zbuloni me ne modelet në të cilat ia vlen të investoni:
Ndër çantat Chanel, më e dëshiruara është ajo 2.55
Në shkurt 1955, Gabrielle Chanel prezanton një çantë që edhe sot është modeli më i dëshiruar.
Çantat Hermès, Kelly dhe Birkin
Ato lidhen me me dy ikona të shekullit të njëzetë: Grace Kelly dhe Jane Birkin.
Lady Diana muza e tre çantave të stilistëve: Gucci, Tod’s D dhe Lady Dior
Në vitin 1991 Gucci prezanton një çantë pazari me doreza bambuje. Diana e vesh atë me gjithçka, me xhup, me pantallona të shkurtra, për të shkuar në palestër, me xhinse e këmishë.
Është në fakt Princesha e Uellsit ajo që e bëri atë të famshëm dhe përcaktoi suksesin e tij.
Hermes, një çantë për një makinë ikonike
Pakkush e di historinë e çantës Bolide, një nga sukseset më të mëdha të Hermes. Këtë herë çanta lindi nga një miqësi mes Emile-Maurice Hermès, nipit të Thierry-t, themeluesit të punishtes së parë franceze dhe prodhuesit të makinave Ettore Bugatti (emigrant në Francë).
Çanta Saddle nga Dior
Thashethemet e modës thonë se ishte një fotografi e vitit 1976 nga Helmut Newton e titulluar “Saddle I, Paris” që frymëzoi stilistin.
Çanta Baguette nga Fendi
Një baguette franceze që bëhet një çantë. Çanta Baguette nga Fendi është një nga çantat më të kërkuara vintage.
Çanta Gucci “Jackie 1961”, për Jackie Kennedy Onassis
Fillimisht një cantë e zakonshme, Fifties Constance ndryshoi emrin në një kohë të shkurtër, kur Jackie Kennedy e vuri disa herë.
Audrey Hepburn me versionin e personalizuar çantën Louis Vuitton Speedy 25
Ndër çantat e Louis Vuitton kjo është padyshim më e famshmja, megjithatë, së fundmi po rikthehen edhe modelet Alma dhe Looping.
Çantat e stilistëve Prada
Dy modele për të shfaqur elegancën dhe shpirtin eklektik të gruas milaneze.
Çanta Prada Re-Edition
Çantat nga Bottega Veneta
Nëse Chanel, Gucci ose Louis Vuitton mund të njihen nga elementi i logos, këtu ai mungon plotësisht.
Një çantë për aktivisten Nina Simone, me çantën Nina
Forma e çantës të kujton frizurën e ikonës që simbolizon luftën për të drejtat civile.
Çantat Mulberry
Alexa, Lana dhe Cara për ikonat Alexa Chung, Lana Del Rey dhe Cara Delevingne.
Çanta Ricky
Simboli i një historie të gjatë dashurie mes Ricky Anne Loew-Beer dhe Ralph Lauren.
Një çantë për Sophia Loren
Salvatore Ferragamo prezantoi për të çantën Sofia me koleksionin SS 2009 për të festuar stilin e pagabueshëm të aktores italiane.
Çanta Saint Laurent
Ikona më e re e çantave të stilistëve është Kaia Gerber
Kjo është e fundit nga çantat e vogla të stilistëve. Kush do të jetë ikona bashkëkohore e radhës që do të ketë një çantë të dedikuar si Kaia? Le të presim…