Lidhu me ne

Kritike

Prindi 1; prindi 2, dhe lojërat e maskarenjve!

ARTAN FUGA

Prindi 1; prindi 2, dhe lojërat e maskarenjve!

Prindi 1; prindi 2, dhe lojërat e maskarenjve!
Kam dëgjuar se në disa institucione arsimore parashkollore kanë bërë fillime eksperimentesh sociale me zarar, për të zëvendësuar terminologjinë “baba”, “nënë” me termat, Prindi 1 dhe Prindi 2.
Veç një maskaralliku, është edhe një eksperiment i paligjshëm! Është njësoj si të vrasësh dikë për të bërë eksperiment dhe parë se çfarë bën i vrari momentin e fundit të jetës!

Eksperiment i bukur në vetvete, por krim megjithatë!
Veç maskarallik është edhe antiligjor sepse bie ndesh me kodin e familjes, pra indirekt edhe me Kushtetutën ku ky ligj bazohet. Prandaj eksperimentuesit duhet të vihen para përgjgjësisë ligjore!
Veç antiligjor është edhe një budallallik logjik. Ja pse: Gjoja për të vendosur barazinë midis nënës dhe babës, për ta shuar dallimin midis sekseve. Por Prind 1 kush quhet? T’a zemë se baba! A nuk privilegjohet përsëri baba? Pse të quhet 1 dhe jo 2? A nuk mbetet edhe dallimi mes sekseve vetëm se tani i shprehur numerikisht? Prindi 1 – baba, prindi 2 – nëna! Jo ush po gomar! Këta matematikë nuk dinë se përgjithësisht janë pa shkollë, por nuk dinë as logjikën e thjeshtë! Ku i shuan dot matematika dallimet reale? 1 dhe 2 janë po aq të ndryshëm sa baba dhe nëna, dhe për t’a quajtur 1 ose 2 prindi ka nevojë të tregojë seksin, se përndryshe kush do të quhet 1 dhe kush 2?

Pra, kemi një vërë në ujë!
Veç një eksperiment debil, kemi edhe një gomarllik nga ana operacionale.
Pse?

Unë jam gati të pranoj se në shumë fusha dallimi midis burrit dhe gruas është kot, i tejkaluar. Madje nuk ka fare vlerë të vihet në dukje. Ta zemë kalon kufirin me pashaportë! E ç’vlerë ka nëse je burrë a grua?! Por, kur shtrohesh në spital për ndonjë operim, bëni shaka nëse jeni burrë të thoni se jo, nuk ka rëndësi çfarë jam, ose më keq: jam grua! Shkoni në një bankë dhe hapni një llogari rjedhëse, pikë rëndësie nuk ka nëse jeni burrë a grua. Por, nëse bëni synet fëmijën, kujdes! – duhet ta provoni se është djalë, se ndryshe nuk ecën!!! Shkoni të merrni pensionin, ose të regjistroheni në zyrën e punës, e ç’ju duhet atyre se jeni burrë a grua? Pikë rëndësie nuk ka. Por, kujdes, kur është fjala të qënë këngëtar lirik, nuk mund të thoni se unë nuk jam as burrë as grua sepse jam 1,2,3 e kështu idiotësira. Do jepni gjak? Nuk ka rëndësi jeni burrë a grua, bëjuni 1,2,3… sa të doni! Por kujdes nëse kërkohet qumësht për bebet, ka shumë rëndësi nëse jeni burrë a grua.

Për familjen në disa raste nuk ka rëndësi a je burrë a grua, por në raste të tjera thelbësore ka shumë rëndësi. Je bashkëshort 1 ose 2, ose 3, 🙂 kur paguan taksat e bashkisë sado të kripura të jenë, por kur merr leje barre je grua se burrë nuk mbetesh dot shtatzënë! Nuk ka 1,2,3, nuk tërci e vërci!

Për fëmijët dallimi nënë – baba shumë thelbësor, nuk bëhet dot prindi 1 dhe prindi 2. Pse? Sepse është nëna që e mban beben në trupin e saj dhe jo baba! Se është nëna që mban embrionin dhe jo baba! Le të jetë edhe homoseksual, e drejtë e tij! Se është nëna që e ushqen me qumësht, jo baba, se ky qumështin veç në dyqan mund ta blejë! Se në muajt e vitet e parë bebja është lidhur me trupin e nënës kryesisht, me aromën, frymën, zërin, e saj, dhe më pak me të babës! Se fëmija sheh që nëna ka dy gjinj kurse baba jo, se baba ka përkundrazi diçka të fryrë poshtë mbathjeve, kurse nëna e ka ndryshe, mos duhet Frojdi ngjallur t’ua shpjegojë? Fëmija sheh që baba rruan faqet, kurse nëna jo! Babës mund t’i bien edhe flokët, nënës jo! Se fëmija pak më i rritur do kuptojë se dikur nëna si ai kishte menstruacione, kurse baba si ai nuk kishte! etj, etj.

Si t’u themi fëmijëve që për ju nuk ka më nënë e babë, por ka idiotizma : Prindi 1 dhe Prindi 2? Se kush i ndihmon për mësimet, asnjë rëndësi seksi i njërit dhe i tjetrit. Se kush bën punët në shtëpi, etj., pa rëndësi. Se kush është deputet dhe tjetri biznesmen, fare!

Unë nuk kam asgjë me sjelljen seksuale të 1 dhe 2. Le të ketë qejf burri me burrin dhe gruaja me gruan. Por edhe homoseksualët, mesa njoh literaturën, duan ta dinë se me cilin seks kanë të bëjnë: leisbiket duan grua partneren, homoseksualët përgjithësisht burrin. Nuk mund t’u thuash nuk ka rëndësi, keni dikë pa seks!!!

Transeksualët janë gjë tjetër pastaj. Flasim njëherë tjetër!

Por, mos bëni idiotizma, maskaralliqe, shkelje ligji, shkelje të të drejtave të fëmijëve nëpër shkolla, kopështe dhe çerdhe!

Drejtësia ka fushë veprimi krejt të legjitimuar për t’ua vënë këmbët në një këpucë pastaj prindit 1 dhe prindit 2, madje në këpucë uniseks po deshët!

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar1 ditë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix1 ditë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport2 ditë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix2 ditë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar2 ditë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar2 ditë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore2 ditë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore3 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar3 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook