Aktualitet
Po mandati i Sadri Abazit? (Video)
Një tjetër deputet i mazhorancës është nën akuzë për përfitim të paligjshëm të fondeve publike. Sadri Abazi deputet i Dibrës akuzohet nga opozita se i ka dhënë me qira postës shqiptare një ambjent pranë Stacionit të Trenit kundrejt një shumë prej 4 600 euro. Kontrata sipas opozitës u nënshkrua në pranverën e 2014.
Përveç këtij denoncimi opozita thotë se nipi i Sadri Abazit me firmën ALKI Impex ka marrë një tender pak ditë më pare, 870 milionë lekë për rikonstruksionin e bulevardit Elez Isufi në Dibër, ku ishte paracaktuar si fitues.
Rasti i Abazit është i ngjashëm me denoncimet që ka bërë opozita edhe për deputetë të tjerë socialistë si Koço Kokëdhima, Rakip Suli e Valentina Leskaj, mandati i të cilëve u bë subjekt i Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë shfaqja e deputetit në fjalë dhe fjalimi në mitingun hapës të kandidatit socialist për bashkinë e Dibrës duket se i jep përgjigje shumë pyetjeve dhe më kryesores, pse Sadri Abazi po shndërrohet në një nga figurat kryesore të ekipit të Edi Ramës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu