Lidhu me ne

Mix

Xanax? Të dëmton si një drogë dhe e nuk eliminon ankthin, zbulimi shokues i dokumentarit në “Netflix”

Xanax? Të dëmton si një drogë dhe e nuk eliminon ankthin,

Një dokumentar shumë sqarues është tashmë i disponueshëm në platformën Netflix. “A i ke pirë pilulat Xanax?”, një titull që shpjegon shumë mirë se për çfarë po flasim. Për ankthin, për këtë të keqe të madhe që të paralizon trupin dhe mendjen, që të privon nga gjumi, dhe që duke u rritur të ”grabit” plotësisht jetën.

Dhe mbi të gjitha le të flasim për mjetet më të zakonshme që përdoren për ta luftuar atë: ilaçet, anksiolitikët dhe barnat kundër depresionit. Para së gjithash për Xanax-in, qëkonsiderohet thuajse si një “pilulë magjike” që duket se e zgjidh shpejt dhe lehtë problemin.

Në realitet, në planin afatgjatë, ky ilaç vetëm sa e përkeqëson atë, duke krijuar një varësi tëngjashme me drogat. Dokumentari në fjalë i shpjegon të gjitha arsyet, duke sjellë dëshmi të viktimave, fillimisht të ankthit, dhe më pas të Xanax-it.

Më pas ia lë fjalën psikiatërve, mjekëve dhe ekspertëve të industrisë farmaceutike, të cilët arrijnë që të gjithë në një përfundim të vetëm:pilula nuk e mposht ankthin. Mjetet për ta kapërcyer janë të tjerat. Është e vërtetë:vetë dokumentari përcjell ankth.

Por vetëm në fillim, dhe vetëm për të krijuar një lloj efekti rrethues, që ju lejon të kuptoni më mirë temën (në realitet nuk do të kishte dhe aq nevojë, duke pasur parasysh nivelet normalisht të larta të stresit tek të gjithë).

Megjithatë, imazhet frenetike, bombardimi me informacione mbi shtimin e rasteve të ankthit dhe recetat e shumta që rekomandojnë Xanax (1 në 8 të rritur amerikanë e përdorin atë), dhe një kolazh i zgjuar fjalish pikante të dhëna nga ekspertë, ngrenë alarmin për rreziqet.

Por kështu edhe dëshmitarët që e pranojnë varësinë e tyre ndaj Xanax. Ata janë të rrethuar nga miq ose të njohur që gjenden në të njëjtën situatë. Shenjat e para anësore që përshkruhenjanë takikardia, rrahja e shpejtë e zemrës dhe djersitja madhe. Por nuk zgjat shumë.

Pas vetëm pak minutash, dokumentari ngadalësohet dhe merr një ritëm më njerëzor. Aivazhdon duke përshkruarse çfarë është ankthi (një shkarkim energjie që përhapet nga koka në trup, duke e bërë atë fillimisht efikas, dhe më pas tmerrues dhe bllokues), cilat ilaçe janë përdorur gjatë dekadave për ta luftuar atë (në fillim barbituratet, pastaj valiumi, më pas në vitet 1960 u zbuluan benzodiazepinat, mes tyre Xanax).

Dhe hyhet në jetën e atyre që tregojnë problemet e tyre me ankthin, dhe që kanë kërkuar ‘strehë’ tek Xanax. Gjatë gjithë këtij dokumentarit dominojnë fjalët e ekspertëve të cilët theksojnë:”Ankthi shkaktohet nga fakti që ne kalojmë shumë kohë duke e përdorur kokën. Le të mos ikim nga ‘tigrat’, gjë do të ishte më e lehtë”.

Pra ne kemi frikë, por nuk e shkarkojmë atë. Këtu qëndron i gjithë problemi. Trupi ynë e percepton ankthin si frikë. Truri i njerëzve dhe i gjitarëve ka amigdalën , e cila është qendra rregulluese dhe drejtuese e emocioneve. Njeriu ka dy të tilla. Kur përjetohet frika (ose ankthi), truri transmeton energji në trup, e cila më pas përshpejtohet.

Muskujt tensionohen, rriten rrahjet e zemrës, shtohet djersitja. Në fillim kjo e bën njeriun tëndihet edhe hiperaktiv dhe i kthjellët. Nëse do të kishim përballë një tigër, do të kishim aftësinë që të shpëtonim, sikurse nuk mendojmë se mundemi, dhe pastaj do të ishim të lodhur.

Por duke qenë se zakonisht nuk e gjejmë veten duke u përballur me tigra të vërtetë, vazhdojmë ta ruajmë këtë fluks adrenaline, por pa e nxjerrë jashtë atë. Dhe pas disa minutash mbërrin ndjesia sikur jemi duke marrë frymë keq apo edhe sikur po mbytemi. Muskujt e tendosur pothuajse paralizojnë trupin (dhe madje edhe shpirtin) .

Xanax vepron si një qetësues. Ai ngadalëson lidhjet midis qelizave në tru, pra e bllokon shkarkimin e energjisë dhe trupi rikthehet tek qetësia. Kështu e gjejmë veten në një gjendje thuajse idilike:si me magji ai tension largohet. Problemi është se Xanax funksionon shumë shpejt dhe konsumohet shumë shpejt.

Është vërtetuar se ai krijon varësi si të ishte një drogë. Pra ata që e përdorin priren tëabuzojnë më të. Dhe ky abuzim mund të çojë në nekrozë (vdekje) të qelizave të trurit. Ende nuk ka studime, por në thelb ekziston frika se ky ilaç mund të jetë baza e disa sëmundjeve si Demenca Senile dhe Alzheimer.

Në këtë dokumentar, bën shumë përshtypje dëshmia e një sportisti. Pas 15 vitesh duke marrë 3 miligramë Xanax në ditë, kur e uli dozën në 2.5 miligramë, u ndje shumë keq:kishte takikardi, dëgjonte tinguj të çuditshëm, ndjente aroma të ndryshuara, i digjte lëkura, muskujt i tkurreshin, mendjen e kishte të turbullt, dhe ndjente vazhdimisht lodhje fizike.

Kur e eliminoi plotësisht Xanax-in, madje tentoi vetëvrasjen (donte të hidhej me gjithëmakinën e tij në një luginë). Pastaj, në një moment kthjelltësie teksa po drejtonte makinën si i çmendur, mendoi për fëmijët që do të kishte lënë jetim, dhe për fat të mirë ndaloi.

Për të shmangur reagime të tilla, dokumentari shpjegon se ka klinika të detoksifikiminga Xanax, si dhe qendra rehabilitimi nga ky ilaç. Duke ulur gradualisht dozat dhe me mbështetjen e terapistëve, është e mundur të dilet nga ky tunel. Thelbi nuk është të mos marrësh fare Xanax.

Por ta marrësh në dozat e duhura:pra disa kokrra, dhe vetëm disa herë në muaj. Jo më. Përndryshe është e lehtë të bëhesh i ndërvarur. Pasi të ndërgjegjësoheni se Xanax (apo barnat benzodiazepine) nuk janë zgjidhja për ankthin, çfarë të bëni kur të kthehet ankthi juaj?

Ekspertët nuk kanë asnjë dyshim:gjeni zgjidhje të tjera që relaksojnë trupin. Për shembull, mësoni të merrni frymë siç duhet, dilni sa më shpesh shëtitje në natyrë, bëni banja dielli, joga ose meditim. Edhe punët manuale, si kopshtaria, janë relaksuese.

Dhe mbi të gjitha shmangni vetminë:kultivimi i marrëdhënieve sociale dhe dashurisë ndaj të tjerëve është kura më e mirë. Në fund, ekspertët e dokumentarit e përmbledhin kështu situatën:”Ne njerëzit kemi një vizion të vjetër, përpiqemi të riparojmë atë që është thyer, pra të eliminojmë frikën. Në vend të kësaj, ne duhet të zhvillojmë qëndrueshmërinë”.

Në thelb, nëse konsumoni Xanax, nuk mund të ndërtoni dot forcën mendore për të toleruar më shumë ankth. Ju jeni duke e shtypur atë episod ankthi, pa mësuar sesi të përballeni me episode të reja. Të mbytësh të keqen, nuk do të thotë se di se si ta menaxhosh atë.

Supozimi i gjithçkaje është se dhimbja dhe frika janë pjesë e jetës. Dhe këto janë gjëra që duhen pranuar. “Po. Jeta është e vështirë. Por ajo duhet pranuar si e tillë”– përfundoi dr.AnaLembke, një nga ekspertet që flet në dokumentarin e Netflix.

/ “Corriere della Sera”

MË TEPËR

Radar22 orë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook