Kryesore
Teknologjia e parë që një vend i NATO-s ia bleu Rusisë
Ky mjet amfib ushtarak me jastëkë ajri është më i madhi i llojit të tij në botë, dhe arma e parë që një vend i NATO-s ia ka blerë Rusisë.
Zubr-class LCAC ka një fuqi zhvendosëse prej 555 tonësh, kur është me ngarkesë të plotë. Ekzistojnë shtatë të tilla, 2 në Rusi, 1 në Ukrainë dhe 4 në Greqi, e cila me këtë bëri blerjen e parë ushtarake të një vendi të NATO-s nga Rusia.
Mjeti është armatosur që të shërbejë si luftanije kur është në det, e pastaj mund të futet në tokë ku mund të zbarkojë 140 ushtarë dhe 3 tanke, ose 10 makina të blinduara në vend të tankeve, me të njëjtën sasi ushtarësh.
Amfibi 57 metra i gjatë ka tre helika të fuqishme për shtytje në tokë, dhe mund të lundrojë për 560 kilometra me një shpejtësi prej 55 nyjesh detare.
Mbi kuvertë ka armatime të rënda dhe mitralozë të barabarta me ato të një luftanijeje, për sulme që nga deti.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu