Aktualitet
Takimi i 3 Ramëve për zgjedhjet në Dibër…
Kryeministri Edi Rama prezantoi gjatë një takimi në Dibër kandidatin e ASHE-së për kryebashkiak Muharrem Rama, i cili garon përballë Sherefedin Shehut të mbështetur nga PD dhe 12 subjekte politike të opozitës. E vecanta e takimit të ASHE në Dibër mund të konsiderohet ajo që dy Rama nga Tirana, njëri i PS-së dhe tjetri i LSI-së, shkuan për të prezantuar një tjetër Ramë, që kandidon për Kryebashkiak. Me pak fjalë, në takim foli Rama Kryeministër, Rama i LSI-së dhe Rama kandidati, cka mund të cilësohet ndryshe edhe takimi i 3 Ramëve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu