Prej plot 8-vjetësh pasi Barack Obama u ul në zyrën e Presidentit të Amerikës, dy vajzat, Sasha dhe Malia, u rritën bashkë me vitet. Që nga pushimet e këndshme familjare tek momentet e adhuruara baba e bijë, janë disa kujtime të pamata të Familjes së Parë të Amerikës, që nga nëntori historik i vitit 2008. Para se kjo kohë të ketë përfunduar në Shtëpinë e Bardhë, hidhuni një sy këtyre fotove në 8 vjet, të cilat dëshmojnë se sa shumë dhe sa shpejt kalon koha.

2008 – Nëntor 2008, kur familja Obama festonte fitoren si President i Amerikës në Chicago’s Grant Park.

2009 – Familja Obama pozoi portretin e saj për Green Room në Shtëpinë e Bardhë, shtator 2009. Sasha ishte 8 vjeҫ, ndërsa Malia 11.

2010 – Barack, Michelle, Malia dhe Sasha bashkë për festën e Krishtlindjeve në Washington DC, dhjetor 2010.

2011 – Presidenti, Zonja e Parë me dy vajzat në një foto nga Zyra Ovale, dhjetor 2011.

2012 – Familja, pasi Presidenti pranoi të kandidojë për herë të dytë si President në Konventën Ndërkombëtare Demokratike, NC shtator 2012.

2013 – Familja Obama, gjatë festave të fundvitit në National Building Museum në Washington, dhjetor 2013.

2014 – Presidenti dhe familja e tij, së bashku për të uruar festat e fundvitit në Washington DC, dhjetor 2014.

2015 – Familja dhe dy qentë, Bo dhe Sunny, në një foto zyrtare gjatë festës së Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë, Rose Garden, prill 2015.

2016 – Barack, Michelle, Sasha dhe Malia sapo kanë zbritur nga Air Force One, pas një udhëtimi në Yosemite National Park, korrik 2016.