Lidhu me ne

Radar

Shehaj e akuzoi se fshihet pas një kompanie off-shore në Holandë, reagon Rama: Jeni idiot apo bëni vetë?


Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i opozitës Agron Shehaj kanë shkëmbyer replika në Kuvend.

Debati nisi pas akuzave të bëra nga deputeti Agron Shehaj, i cili pretendoi se Kryeministri ishte pjas një kompanie off shore në Holandë.

Inceneratori i Tiranës, i është dhënë Klodian Zotos. Pastaj zbuluam se nuk kishte njeri nga pas, po ai që kishte Elbasanin dhe Fierit. Ju ia dhatë kontratën Zotos, ai ia dha një kompanie në Holandë. Doli që Zoto ka kryer korrupsion dhe prapë ky i Tiranës është në pronësi teorikisht i një kompanie në Holandë. Kompania është offshore ne nuk e dimë se kush janë pronarët. Fakti që ju i jepni një njeriu që dihet se është i përfshirë në aferë, duke e ndihmuar dhe dhënë monopolin e inceneratorëve, fakti që ju vazhdoni e paguani, inceneratori i Tiranës është në kërkim të një personi në kërkim. Paratë kalojnë nga Bashkia e Tiranës te xhepi i Cafaljones. Pse them se jeni ju? Se unë krijova bindjen se pashë çfarë ndodhi me kompaninë D Albania. Kjo kompani, mashtroi. Ju i dhatë miliona euro. Ju e paguani pavarësisht se janë të korruptuar. Ndaj unë mendoj se jeni ju, ose jeni të paaftë ose ju gënjen Zoto. Hajde na tregoni të vërtetën”, tha zoti Shehaj

Rama u shpreh se nuk mund të bëhen të tilla akuza pa fakte.

Jeni idiot apo bëni vetë? Sepse ju thatë që unë fshihem pas një off shore në Holandë dhe unë ju thashë a ka mundësi të vini këtu e të sillni provën për këtë që thoni sepse kjo është shumë e rëndë.

Dhe ju ta thoni këtë literalisht do të thotë që dispononi një provë, dhe un pra nuk duhet të jem aty por para drejtësisë. ju ftova të jepni provën dhe në gjithë atë që thatë nxora dilemën time: jeni idiotë apo bëni vetë? Sepse ti thuash tjetrit që është në krye të qeverisë që je i fshehur pas një kompani off shore e të dalësh e të bësh një skeç se rruga Tiranë-Vlorë është kaq kilometra dhe unë kam lindur në Selenicë e me këtë deduktoj se gjyshja jote është kaq vjeç, unë nuk di ç’të them. Këto janë akuza ekstreme. nuk mund të zini foltoren e Kuvendit e ti drejtoheni një publiku të tërë e ti thoni kryeministri fshihet pas një off shore sepse nëse është e vërtetë duhet ë veprojë menjëherë drejtësia. Është njëlloj si të them ju zoti Shehaj jeni në kërkim ndërkombëtar por se them dot pa prova. Bëtë gjithë atë tiradë akuzash dhe në fund fare ju thash me mirësi më jepni provën ku keni dalë në këtë konkluzion. Përmendët ca emra që as i njoh e si kam takuar kurrë. Por unë ju kuptoj shumë mirë ju që bëni akuza penale pa fakte, i bëni vetë, ose i keni bërë vetë ose po të ishit në pozitën që të kishit mundësi ta bënit do e kishit bërë. Mua nuk më shkon mendja se nuk i bëj këto çudira”, tha kryeministri.

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal5 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike5 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet5 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske5 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar5 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar5 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar5 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook