Aktualitet
Të njëjtat premtime si 3 vite më parë
Karvani politik i Aleancës për Shqipërinë Europiane, eufemizëm ky për lugën e florinjtë, ka mbërritur sot në Dibër, ku zhvillohen zgjedhje për shkak të skandalit të Shukri Xhelilit. Edhe ky një njeri i kësaj aleance. Për koalicionin kandidon Muharrem Rama, por kryeministri i vendit Edi Rama, ka preferuar që të nisë edhe një lloj fushate elektorale për zgjedhjet e përgjithshme.
“Nuk largohem nga posti pa u ndërtuar Rruga e Arbrit”, u shpreh Edi Rama. Një premtim i vjetër i kësaj mazhorance.
Për këtë rrugë u miratua një ligj për procedurë të veçantë, u kontaktuan kinezët, por asgjë nuk u realizua. Dhe askush nuk e di se përse rruga nuk u bë.
Sot kryeministri nuk nguron të përsërisë premtimin, pavarësisht bëmave të Shukri Xhelilit, të cilin po ashtu e prezantonte si njeriun e duhur. Me këto ritme i bie që Edi Rama ka provokuar me një shaka cinike kur ka thënë se nuk largohet nga detyra pa u bërë rruga. Pasi kjo do të thotë se nuk largohet asnjëherë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu