Emisioni investigativ Fiks Fare duket se do të ketë ndryshime.
Sezonin e kaluar emisioni u drejtua nga Fiori Dardha dhe Gent Pjetri, por këtë shtator raportohet se ata nuk do të jenë më pjesë e këtij emisioni.
Dy aktorë të rubrikës “Pa limit” në “E diell”, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu do të jenë moderatorët e rinj të Fiks Fare.
Të paktën kështu shkruan bloger Olti Curri.
“Largohen nga moderimi i Fiks-Fare, çifti simpatik Fjori Dardha dhe Gent Pjetri (doktorri)”
Eshte lajm i minutave te fundit nga levizjet e reja ne programacionin e TCH, ku mesohet se dyshja e konsoliduar e Fiks Fare, Fjori dhe Doktorri nuk do te jene me ne drejtimin e ketij emisioni.
Mesohet nga zera brenda redaksise se çifti i preznatuesve do te zevendesohet me dy aktoret qe benin pjese tek grupi i lojrave ne “Pa limit” Devis Muka dhe Dorian Ramaliu.
Perballe Sajmirit dhe Gentit ne Stop, TCH ndoshta ka menduar te vendose perballe dy meshkuj ne Fiks Fare, pasi gara e audiences vazhdon e forte.
Fjori zevendesoi Sajmirin ne tavolinen e Fiksit dhe mori menjehere konsensusin e publikut, ndersa Gent Pjetri eshte nje nga figurat e para te ekranit te TCH…“”, shkruan Olti Curri
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu