Kioske
Genc Sejko, me tona të ashpra ndaj Veliajt: Modeli më i shëmtuar i një politikani
Aktivisti Genc Sejko është shprehur me tone atë ashpra ndaj kryebashkiakut Veliaj se ai është modeli më i shëmtuar i një politikani.
Sejko nëpërmjet një postimi në rrjete sociale tha se Veliaj ka arritur në një fazë të atillë të mashtrimit sa gënjen edhe për lindjen e diellit duke shtuar se çdo gjë në karrierën e tij e ka arritur nëpërmjet vjedhjes dhe servilizmit.
“Erion Veliaj është modeli më i shëmtuar i një politikani. Nuk ekziston në tregun e politikës shqiptare një i dytë si ai. Çdo gjë në karrierë ai e ka ngritur mbi mashtrimin, vjedhjen dhe servilizmin. Erion Veliaj ka shkuar deri aty sa të gënjejë për lindjen e diellit, të vjedhë bukën e atyre që mbedhin kanaçe e t’i serviloset me radhë për interesat e tij çdo politikani nga Meta tek Rama.
Është pikërisht ky model që ka neveritur shqiptarët e më së shumti pjesën që e ka humbur besimin tek politika tradicionale. Ndaj për këtë i kam mëshuar fort faktit se Tirana fitohet dhe Veliaj mundet me një model të ri. Pa pazare politike, pa kulisa e duke sjellë një frymë të re në politikë dhe administrimin e qytetit. Nëse kam kundërshtuar përzgjedhjen e Këlliçit e kam bërë se kam besuar se modeli “Veliaj” nuk mundet me një produkt të marrëveshjes Meta-Berisha por me frymën e besimit që e sjell vetëm një kandidat i modelit Alimehmeti. Si votues, si shqiptar, ju them që ne nuk i detyrohemi asgjë Sali Berishës, Ilir Metës apo edhe Lulzim Bashës. Janë ata që na detyrohen ne. Sepse me veprimin apo mosveprimin e tyre na kanë bërë peshqesh kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë më të korruptuar e më autoritar të të gjitha kohëve.
Prandaj ka vetëm një mundësi të mundet Veliaj. Ti japim Tiranës një kandidat të denjë. Tek i cili të mishërohen vlerat dhe të përçohet besimi jo vetëm i opozitës së përçarë por dhe elektoratit gri. Hiqni dorë nga kjo maskaradë. Jepuni votuesve një kandidat që të na bëjë të besojmë. Nëse vazhdoni me këtë lojë do gjeni vetëm përbuzjen e një populli të cilit ja keni sjellë në majë të hundës”, ka shkruar ai.