Lidhu me ne

Radar

Grantet për start up-et, “QOKA” për të njohurit e Ministrisë

Grantet për start up-et, “QOKA” për të njohurit e Ministrisë

Këtë vit Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen, me në krye Edona Bilalin, për herë të parë zhvilloi dhënien e granteve për të gjitha projektet e reja inovatore, individët bizneset por jo vetëm. Gazetarët e emisionit investigativ “Piranja” kanë ndjekur disa nga rastet flagrante të dhënies së këtyre granteve në bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi duke prezantuar rastin e një familjeje (babai, djali dhe vajza) të cilët ka përfituar mbi 50 milionë lekë. Siç edhe njoftoi Ministria e Shtetit, rreth 400 biznese, individë, organizata jofitimprurëse, bashki, akademi paraqitën projektet e tyre për përfitimin e granteve për start up dhe pas vlerësimit në datën 13.7.2022 u shpallën fituesit. “VoxNews” ka zbardhur rastet e favorizimit, duke përmendur me emra dhe kompani të gjithë përfituesit.

RASTI 1

Në listën e përfituesve të granteve, rezultojnë dy organizata jo fitimprurëse, “Qëndra Protik”, e cila ka përfituar 3 milionë lekë të reja dhe qendra “Junior Achievment of Albania”, e cila ka përfituar më shumë se 58 milionë lekë të vjetra. Me një vëzhgim të thjeshtë rezulton se këto dy OJF janë krijuar me mbështetjen e Fondit shqiptaro-amerikan të zhvillimit dhe janë partnere me të, pra me mbështetjen e njërit prej anëtarëve të komisionit. Ndërkohë dy bashkëdrejtuesit e AADF, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli janë gjithashtu anëtarë bordi në qendrën Protik. Fondi shqiptaro-amerikan për zhvillim u pyet në lidhje me marrëdhënien me “AADF” dhe “Protik”, nëse ka një konflikt interesi dhe a jemi në kushtet e një gare të pandershme? Në përgjigjen e kthyer AADF sqaron se Qëndra Protik është themeluar në vitin 2012 falë bashkëpunimit shumëpalësh të qeverisë së Shqipërisë, AADF, USAID dhe Microsoft, me qëllim nxitjen e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes. Madje AADF pohon se ajo është një grantdhënës për qendrën Protik, me “Projection SDA by Protik”. AADF në përgjigjen shteruese pohon se ka caktuar një anëtar në komisionin e vlerësimit, me kërkesë të Ministrisë së sipërmarrjes , por ndërkohë, pavarësisht vkm 313/ 2022 , AADF nuk është e përfshirë në asnjë aspekt në skemat e mbështetjes dhe zhvillimit të start upeve, pasi janë një iniciative ekskluzive e qeverisë shqiptare dhe se punonjësi i AADF nuk përfaqëson asnjë interes të fondit, por ka përgjegjësi personale. Ajo që nuk kuptohet është se si mund të ketë përgjegjësi personale përfaqësuesi i AADF, kur ai është pjesë e komisionit të vlerësimit në ministrinë e sipërmarrjes, vetëm sepse është pjesë e AADF dhe përfaqësues i fondit? Jo vetëm kaq, por AADF sqaron më tej se z. Sarapuli dhe z. Mata, dy bashkëdrejtuesit e fondit, nuk kanë asnjë konflikt interesi duke qenë anëtarë të bordit drejtues të “Protik”. Ajo që nuk kuptojmë është se si mund të vlerësosh projektin e një OJF që e ke krijuar në bashkëpunim me aktorë të tjerë, ndërkohë vetë drejtuesit e AADG njëkohësisht janë anëtarë bordi të qendrës Protik që ka rezultuar fituese? A mund të vlerësosh në këtë rast bashkëpunëtorin tënd ndershmërisht dhe objektivisht mes shumë të tjerëve? Në lidhje me këtë konflikt interesi, u pyet edhe vetë qendra Protik në lidhje me projektin me të cilin kanë aplikuar, fazën e projektit dhe nëse kanë në përbërjen bordit drejtues anëtarë, që janë pjesë e bordeve të tjera. Qëndra Protik, në përgjigjen e kthyer sqaron se ka aplikuar e ka rezultuar fituese me projektin “TechLab by Protik”, për të cilin ka nënshkruar edhe kontratë me Ministrinë e Sipërmarrjes. “Protik” sqaron gjithashtu se është një organizatë jofitimprurëse dhe si e tillë anëtarët e bordit të drejtorëve japin kontributin e tyre pa asnjë shpërblim, dhe se “Protik” nuk është në dijeni të të gjitha angazhimeve dhe kontributeve që ata japin në borde të tjera.

RASTI 2

Një prej shoqërive që ka përfituar para publike është ajo e Fladi i Agollit, administrator i HMS sh.p.k, i cili ka përfituar 4.580.000 lekë të reja fond. Problemi është se Flladi Agolli, i cili ka përfituar para publike është djali i Dritan Agollit, Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. I pyetur nga gazetarët Flladi Agolli nuk pranon të japë shpjegime dhe të thotë nëse ka konflikt interesi. Ai thotë shkurt se “informacion mund të merrni te Ministria”, duke mbyllur telefonin.

RASTI 3

Konkretisht “Skytech” dhe “3DSKY”. Në subjektin SkyTech administrator është Altin Bamllari dhe ortak Arbi Bamllari, djali i Altinit. Ky subjekt ka përfituar grant rreth 50 milionë lekë. Ndërkohë 3DSKY është një subjekt ku administrator është Arbi Bamllari dhe motra e tij dhe kanë përfituar rreth 30 milionë lekë grant. Të dyja këto subjekte kanë adresë të njëjtë, një apartament në qendër të Tiranës. Ndërkohë Arbi Bamllari, djali i talentuar në teknologji është ortak në të dyja kompanitë fituese. Sipas VKM 312 i DATËS 11.5.2022 , të dhënat parësore dhe dytësore në regjistrin e start upeve ndër të tjera përfshihen edhe të dhënat e regjistrit tregtar, numri i identifikimit të subjektit . Si është e mundur që komisioni i vlerësimit nuk ka arritur të identifikojë subjekte që kanë adresë të njëjtë, dhe përfitues janë të njëjtit njerëz?

RASTI 4

Por le t’i kthehemi edhe njëherë kuptimit për start upe-ve, të cilin na e sqaron edhe vete ministria e Sipërmarjes. Edona Bilali në një interviste për mediat pohon se jo çdo biznes i ri është start up, nëse ai nuk ka të përfshirë inovacionin dhe shumëfishimin. Kësaj i mëshon edhe ish ministri Eduard Shalsi, i cili deklaron në media se start up do të thotë inovacion e teknologji. Por nëse shohim listën fituese, vërejmë projekte që vetëm me konceptin e start up nuk kanë lidhje.

Mirëpo pas heqjes së videove nga faqja e “Youtube”, duket se peripecitë pas publikimit të lajmit nuk kanë mbaruar. Pasi sot në zyrën e “Piranjave” nuk ka pasur drita për arsye që nuk dihen.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=316&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F100022619752461%2Fvideos%2F1233869380673359%2F&show_text=false&width=560&t=0

“Nuk ka drita. Se ka ça ndodhur nuk e di. Do ketë ndodhur ndonjë gjë se nuk besoj se është bërë kastile. Uroj shumë që të vijnë dritat që të bëj tekstin për manjakun,”-thotë në video gazetarja Aida Topalli.

Investigimi që tregonte abuzimin e ministres për Sipërmarrjen, Edona Bilali gjeti hapësirë publikimi vetëm në faqen e ‘Facebook’ të Piranjave dhe në web-in e Dosja.al. AbcNews, televizioni ku dhe transmetohet emisioni “Piranjat” e ka fshirë videon nga kanali i “Youtube” dhe ende duket se nuk e kanë ndërmend ta hedhin…

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore3 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook