Lidhu me ne

Mix

Duomo, një katedrale e mrekullueshme. Çfarë të shihni në Milano?

Është e vështirë të gjesh fjalët të përshkruash ndjesinë kur shikon, për herë të parë, Katedralen e Milanos.

Materiali karakteristik i mermerit të bardhë dhe arkitektura gotike do t’ju bëjnë përshtypje, ashtu si përmasat e ndërtesës.

Ka vetëm pak kisha në botë më të mëdha se Duomo e Milanos… dhe ka shumë për të parë…

Pak fjalë mbi historinë e Duomo-s

Pikë referimi në Milano për më shumë se 600 vjet, Duomo e Milanos ka parë ndryshime të panumërta fetare dhe politike, edhe pse me faza të ndryshme përmirësimi dhe ristrukturimi.

Ndërtimi nisi në vitin 1386, duke përdorur mermerin e sjellë nga Liqeni Maggiore përgjatë kanaleve të ndërtuara posaçërisht. Ndërtesa u shenjtërua në vitin 1418.

Arkitektë, skulptorë dhe artistë erdhën nga gjithë Europa për të punuar mbi këtë projekt ambicioz. Ndikimi i tyre është i dukshëm në detajet arkitekturore unike, edhe pse mbizotëron stili gotik.

Seksioni i fundit u purua vetëm në janar 1965, gjë që do të thotë se janë dashur rreth 579 vjet që të përfundojë ndërtimi i katedrales.

Thënë kjo, disa skulptura të parashikuara nuk u përfunduan kurrë dhe katedralja i nënshtrohet thuajse gjithnjë ndonjë tipi ristrukturimi apo restaurimi, ndaj statusi i saj “i përfunduar” është objekt diskutimi.

Çfarë të shihni në Duomo-n e Milanos?

Të vizitosh Duomo-n nuk është aq e thjeshtë sa të blesh një biletë për të hyrë në katedrale, pasi ka shumë gjëra për të parë brenda dhe përreth kompleksit.

Në fakt, të vizitosh çatitë e katedrales për të shijuar pamjen e mrekullueshme të Milanos është po aq popullore sa edhe hyrja në vetë kishën.

Kripta San Carlo

Në përgjithësi, ka gjashtë atraksione kryesore: vetë Duomo, çatitë e katedrales, zona arkeologjike, Kripta San Carlo, Muzeu Duomo dhe Kisha San Gottardo.

Brenda Duomo

Bileta për të vizituar Duomo-n brenda është opsioni më ekonomik, vetëm 6 euro dhe ju lejon të vizitoni Duomo-n, duke përfshirë pjesën arkeologjike dhe Kriptën San Carlo.

“San Bartolomeo scorticato”

Pikat kryesore përfshijnë altarët e bukur të Pellegrino Pellegrini, shumë sarkofagë të kryepeshkopëve historikë dhe skulpturën e frikshme të Marco d’Agrate, “San Bartolomeo scorticato” (1562), që tregon shenjtorin duke mbajtur lëkurën e tij të hedhur mbi supe.

Pjesa më e madhe e katedrales është e mbyllur duke i detyruar vizitorët të marrin një rrugë disi konfuze rreth pjesës së brendshme.

Vizitojeni Duomo-n brenda për të paktën 30 – 45 minuta dhe kushtojini edhe 15 – 30 minuta zonës arkeologjike, e cila është nën katedrale.

Çatitë Duomo

Pa dyshim, një pikë e rëndësishme e çdo vizite në Milano është pamja nga lart e katedrales. Jo vetëm që peizazhi është spektakolar, por udhëtimi drejt majës ju jep edhe një vështrim më të afërt të disa detajeve më arkitekturore që ndryshe do të fshiheshin nga shikimi.

Për të arritur në pikën më të lartë, mund të ngjisni 250 shkallë, të merrni ashensorin dhe pastaj të ngjisni disa shkallë, ose të hipni në ashensorin e shpejtë që ju çon gjer lart në majë.

Për të gjithë tre opsionet, është e nevojshme një biletë, me një diferencë në çmim.

Muzeu Duomo dhe Kisha San Gottardo

Ekspozitat e muzeut aty pranë hedhin dritë mbi historinë e katedrales. Aty janë të ekspozuara disa nga thesaret e hequra nga pjesa e jashtme gjatë punimeve të restaurimit.

Kisha San Gottardo

E rihapur së fundmi pas restaurimit, Kisha San Gottardo dallohet lehtë nga sheshi i Duomo-s falë kullës së saj të lartë.

Nëse e vizitoni katedralen të mërkurën, muzeu dhe kisha janë të mbyllura, ndaj mbajeni mend këtë gjë kur të planifikoni udhëtimin tuaj.

Forbes

MË TEPËR

Kryesore15 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix15 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet22 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore22 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix6 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix6 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook