Lidhu me ne

Mix

Operacioni Cezarian me dëshirën e nënës, çfarë duhet të dimë

Operacioni Cezarian me dëshirën e nënës, çfarë duhet të dimë

Shumë prej jush mund të kenë dëgjuar për nënat që kanë zgjedhur të futen në një operacion cezarian për një sërë arsyesh.




per nenat

Ndonjëherë, ju ose fëmija juaj mund të keni një shqetësim shëndetësor që kërkon një operacion cezarian. Ndërsa edhe lindja natyrale dhe ajo me operacion kanë të mirat dhe të këqijat e veta është mirë që të kuptoni pasojat e plota të njërës apo tjetrës.

Çfarë është një operacion cezarian i zgjedhur ose i planifikuar

Një operacion cezarian është kur fëmija lind me mjete kirurgjikale. Bëhet një prerje e tillë në bark dhe mitër, që fëmija të dalë, Një operacion cezarian i planifiuar është kur nëna zgjedh që beben e saj ta lindë në këtë mënyrë për arsye të shumta që mund të jenë mjekësore ose jo.

Pse gratë zgjedhin të lindin me operacion?

Arsyet mjekësore

Disa arsye mjekësore do të manifestohen mjaft herët gjatë shtatëzanisë për një operacion cezarian me zgjedhje nga nëna apo mjeku i saj.

  • Lindja e zgjatur.Nëse procesi i lindjes i kalon 20 orë ose në rast se gruaja ka lindur më parë , 14 orë, atëherë kjo lindje është e ngecur. Në këtë rast mjeku mund të këshillojë të bëni një operacion cezarian që të minimizoni rreziqet e mëtejsme.
  • Pozicionimi: Foshnjat supozohet se do të lindin me kokë. Por ndodh që disa mund të mos kenë pozicionin e duhur, dhe kjo çon në operacion në mënyrë që fëmija të lindë i sigurt.
  • Shqetësimet e fetusit: Mjeku juaj mund të kërkojë një operacion urgjent nëse furnizimi me oksigjen i fetusit po bëhet shumë i ulët.
  • Defektet kongjenitale: Në rast se fetusi është vërejtur të ketë defekte të lindjes si lëng i tepërt në tru apo probleme të zemrës, atëherë mjeku juaj do të rekomandojë një operacion për të minimizuar çdo traumë gjatë lindjes.
  • Lindje të mëparshme cezariane. Shumica e nënave mund të lindin në mënyrë natyrale nëse më herët kanë lindur me operacion, por disa nëna mund të kenë sërish probleme.
  • Shëndeti i nënës: Në rast se nëna ka disa probleme kronike nga zemra ose diabeti gestacional, atëherë lindja vaginale mund të jetë e dëmshme për të. Nëse nëna ka HIV ose herpes gjenital, ose ndonjë sëmundje tjetër që mund të transferojë tek fëmija gjatë lindjes vaginale, mjeku do të zgjedhë një operacion cezarian.
  • Prolapsi i kurrizit: Kur kordoni rrëshqet para foshnjës, atëherë gjendja njihet si prolapsi i kurrizit. Kjo mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e foshnjës pasi qarkullimi i gjakut tek fëmija mund të rrezikohet seriozisht.
  • CPD: Disproporcioni Cefalopelvic është kur legeni i nënës është shumë i vogël për të shtyrë fëmijën ose koka e foshnjës është shumë e madhe për kanalin e lindjes.
  • Problemet me placentën: Në disa raste, placenta mund të mbulojë plotësisht qafën e mitrës ose të shkëputet nga muri i mitrës gjë që bën që fëmija të humbasë furnizimin e tij me oksigjen.
  • Lindje me shumë bebe: Shumica e rasteve të lindjeve ku ka më shumë se një bebe vijnë me komplikime si lindje e zgjatur apo pozicion jonormal i fetusit. Në këto raste operacioni mund të jetë e vetmja zgjidhje.

Ka shumë arsye të tjera jo-mjekësore pse një grua do zgjidhte me dëshirë operacionin cezarian.

  • Një nga faktorët kryesorë është shqetësimi se dhimbja e lindjes vaginale do të ishte e padurueshme për nënën.
  • Gruaja mund të zgjedhë të marrë një operacion të planifikuar nëse partneri i saj nuk do të jetë i pranishëm rreth datës së caktuar të lindjes.
  • Një ngjarje e rëndësishme mund të jetë në datën që nëna dhe babai do të lindë fëmija i tyre.
  • Një operacion cezarian mund të sigurojë që të bëhet me mjekun që nëna i beson dhe jo me një mjek tjetër.

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook