Radar
Të rinjtë sot, kërkojnë të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri, dhe jo rrugëve të mërgimit!
“Një vit më parë vendosëm të zgjohemi”/ Kreu i FRPD : Europën do e sjellim tek rinia shqiptare
Kryetari i FRPD, Besart Xhaferi në fjalën e tij në ceremoninë e 32-vjetorit të Partisë Demokratike, tha se kjo forcë politike, do të mbështesë të rinjtë sepse ata janë thesari më i madh.
“Te rinjte sot, kerkojne te ndertojne jeten e tyre ne Shqiperi, dhe jo rrugeve te mergimit!
Barra i bie kesaj force! Ia ka borxh rinise, sepse rinia e lindi, e rithemeloi dhe do e mbroj gjithmone, deri sa ta bejme Shqiperine me te vertete si gjithe Europa! Europen do e sjellim tek Rinia Shqiptare dhe jo Rinine tek Europa! Si do e bejme?
Do frymezojme cdo te ri qe do te eksportoje! Do rikthejme cdo te ri te talentuar per te kolonizuar ekonomine globale nga ketu!
Do mbeshtesim me shtepine e pare cdo te ri qe do ndertoj familje ketu! Do falenderojme kedo qe do zgjedhi kete vend, sepse jane thesari jone me i madh!”, tha ai.