Radar
Nikollë Lesi merr në “mbrojtje” Ramën/ “Nuk qëndron ai pas dhunës ndaj Berishës”
Goditja e Sali Berishës në protestën e ditës që mbahej Samiti i BE-Ballkanit Perëndimor, u analizua në variante dhe mënyra të ndryshme.
Botuesi Nikollë Lesi, i ftuar në “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, gjykoi se goditja ndaj Berishës nuk është vepër e Edi Ramës.
Sipas tij, nuk mund të kishte ai gisht në këtë rast, sepse ai nga ana e Samitit po kërkonte të bëhej ylli europian dhe kjo do të ishte një autogol për të.
“Është një ngjarja e rëndë të goditej ish-kryeministri në këtë mënyrë.
Goditja është e pabesë, i paimagjinueshëm, por pa e zgjatur, duke e parë Samitin, duke njohur Edi Ramën, i cili e donte Samitin për arsye politike, vetjake, për të qenë ylli europian i ditës, dhe pa dashje lajmi i parë doli goditja e Berishës.
Kështu që duke u nisur nga të gjitha këto fakte, nuk ka gisht Edi Rama, ai mund të ketë një mijë të zeza, por në këtë rast, nuk mendoj se ka pasur skenar.
Është logjike se kishte një dasmë të madhe europiane, dhe donte të ishte ‘star’, dhe nuk mund të bënte autogol të spostonte vëmendjen te Sali Berisha”, ka thënë Lesi.