Lidhu me ne

Mix

1 në një milion, Celine Dion diagnostikohet me sëmundjen e rrallë

1 në një milion, Celine Dion diagnostikohet me sëmundjen e rrallë

Këngëtarja e famshme botërore, Celine Dion, është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë të quajtur Stiff Person Syndrome (SPS), e cila bën që muskujt e saj të tensionohen në mënyrë të pakontrolluar.

Kjo sindromë i lë të prekurit si “statuja njerëzore” pasi në mënyrë progresive e mbyll trupin në pozicione të ngurtë, duke i lënë njerëzit të paaftë të ecin ose të flasin.

Ndërsa nuk ka kurë për SPS, ka trajtime për të ngadalësuar përparimin dhe këngëtarja zbulon se po bën gjithçka që mundet për të minimizuar simptomat.

Në një postim në Instagram, këngëtarja 54-vjeçare iu drejtua fansave të saj e përlotur, teksa njoftoi që kjo është arsyeja e anulimit të turneut të saj europan.

“Përshëndetje të gjithëve, më vjen keq që mu desh kaq shumë kohë për të kontaktuar me ju. Më mungoni shumë të gjithë dhe mezi pres të jem në skenë dhe të flas personalisht me ju. Kam një kohë të gjatë që po përballem me probleme me shëndetin dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me sfidat e mia dhe të flas për gjithçka që kam kaluar. Kohët e fundit jam diagnostikuar me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur Stiff Person Syndrome, i cili prek 1 në një milion njerëz. Ndërsa ne jemi ende duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, e dimë se kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam pasur. Më dhemb t’ju them sot se kjo do të thotë se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Evropë në shkurt”, njoftoi ajo.

Njoftimi i parë për problemet e saj shëndetësore u dha në janar, kur Celine anuloi datat në Amerikën e Veriut të turneut të saj botëror Courage nga 9 marsi deri më 22 prill.

MË TEPËR

Sport19 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix19 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix19 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix20 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix20 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix20 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix20 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix20 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix20 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix20 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook