Mix
Cilat janë pasaportat më të fuqishme në vitin 2022 dhe në ç’vend renditet Shqipëria
Jo të gjitha pasaportat janë krijuar të barabarta.
Mbajtësit e pasaportave të Emirateve të Bashkuara Arabe mund të udhëtojnë pa viza në 180 vende, ndërsa qytetarët e Afganistanit mund ta bëjnë këtë deri në vetëm 38.
Por pavarësisht këtij hendeku të lëvizshmërisë, pasaportat e pothuajse çdo vendi u bënë më të fuqishme këtë vit, sugjeron një studim i ri.
Nëntë nga dhjetë pasaportat më të fuqishme lëshohen nga vendet evropiane, zbuloi Passport Index për vitin 2022.
1. Emiratet e Bashkuara Arabe
Pa viza: 121
Viza në mbërritje: 59
2. Gjermania
Pa viza: 127
Viza në mbërritje: 46
3. Suedia, Finlanda, Luksemburgu, Spanja, Franca, Italia
Pa viza: 126
Viza në mbërritje: 47
4. Holanda
Pa viza: 125
Viza në mbërritje: 48
5. Zvicra
Pa viza: 123
Viza në mbërritje: 50
Cilat pasaporta janë më pak të fuqishme?
Indeksi e përshkruan Mbretërinë e Bashkuar si një nga ‘humbësit’ e vitit 2022.
Megjithëse Mbretëria e Bashkuar ka parë rritjen e rezultatit të saj të lëvizshmërisë globale, ky trend rritës është ngadalësuar nga lufta e vendit pas Brexit për të arritur marrëveshjet e vizave me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar ka ende akses pa viza ose viza pas mbërritjes në 171 vende.
Afganistani (38), Siria (39), Iraku (40), Pakistani (44) dhe Somalia (44) kishin rezultatet më të këqija.
Ku renditet Shqipëria?
Shqipëria renditet në vendin e 44.
Pa viza: 69.
Viza në mbërritje: 45.