Lidhu me ne

Radar

“Avokatët” e Ramës që iu “gëzuan” sulmit ndaj Berishës

"Avokatët" e Ramës që iu "gëzuan" sulmit

Sulmi fizik ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha pushtoi mediat vendase dhe të huaja. Shumica e dënoi ashpër aktin e dhunës, por nuk munguan as ata që u “gëzuan” dhe që nxituan të rrëzonin pretendimet se mund të vinte nga kundërshtari i tij politik, Edi Rama. Pati nga ato zëra që e cilësuan të stisur për të lënë në hijë samitin e Tiranës.

Gazetari Ardit Rada tha se “karma bëri punën e saj”, ndërsa reagimet që dënonin sulmin i konsideroi lum hipokrizie në rrjetet sociale.

“Pas ngjarjes që tronditi vetëm Berishën dhe sigurimin e tij personal një lumë hipokrizie vërshoi në rrjetet sociale dhe në ekranet e mbrëmjes. Gjeje aty vajtonjës, moralistë, të dëshpëruar dhe të ‘çuditur’ sesi sulmohet një burrë plak që mezi mbahet në këmbë. Këto qëndrime i bëjnë hipokrikte dy faktorë. Së pari, ky ‘burri plak’ ka 30 vjet nëpër këmbë, në çdo fushë të jetës së shqiptarëve. Nuk ishte një pensionist i zakonshëm që e rrahu një narkoman në lulishte”, shkruan gazetari.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ish-politikani Kreshnik Spahiu. Sipas tij, Rama nuk kishte interes t’ja bëntë këtë sulm Berishës.

“Por a mendoni ju se, KARMA ja ktheu mbrapsht ‘dajakun’ me të njëjtën mënyrë siç ja bëri kundërshtarëve? Njeriu i fundit që do kish interes për ta rrahur Sali Berishën sot, do ishte Edi Rama. Sot ishte e vetmja ditë që Rama nuk do e faktorizonte Berishën. Grushtet mbi Sali Berishën, shkëputën vëmendjen nga samiti i BE dhe nga dita magjike e Edi Ramës”, shkruan Spahiu.

As analistit Mustafa Nano nuk i bëri përshtypje sulmi fizik i liderit të opozitës gjatë protestës anti-qeverisë. Nano shprehet i shqetësuar për dhunën ndaj agresorit.

“Pas rrahjes së Berishës, kam dëgjuar shumë vetë të thonë: Nuk qëllohet ashtu një plak. Lënë të kuptohet pra se nuk e kanë me dhunën. Nuk është dhuna që i shqetëson. Me fjalë të tjera, e ushtruar mbi njerëz, që nuk janë pleq, apo nuk janë pjesëtarë të ndonjë kategorie tjetër vulnerabël, dhuna është ok.

Për shembull, dhuna kafshërore që u ushtrua ndaj agresorit të Berishës u injorua nga të gjithë. Ndoshta sepse “nuk ishte plak”!!! Unë jam i skandalizuar që nuk u vu re se e vetmja dhunë barbare dje ishte ajo mbi agresorin e Berishës. Pamjet televizive të më shumë se dhjetë burrave që bënin vetëgjyqësi me robin e kapur në flagrancë ma sillnin Shqipërinë si Afganistanin e qeverisur nga talebanët”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij për inicidentin në protestë.

Ndërsa analisti Frok Çupi deklaroi se Berisha e ka sajuar dhe organizuar vet incidentin. Sipas tij, qëllimi ishte të sfumohej rëndësia e samitit që u mbajt në Tiranë.

“Berishës i duhet të ishte protagonist dhe ai nuk prodhon dot më lajm, prandaj e sajoi. Ai është vite dritë larg dhe është një politikan që nuk pranohet nga perëndimi. Në analizën time ai e ka sajuar,e ka organizuar vetë atë”, deklaroi analisti në një intervistë televizive.

Gazetarja nga Kosova, Arbana Xharra akuzoi Berishën se provokoi skandale, në një kohë kur ky i fundit kishte thënë prerë se protesta do ishte paqësore. Gazetarja thotë se nuk ka mundësi që truprojat të mos e mbronin Berishën, ndërsa pretendon se incidenti ishte i sajuar.

“Ne nje dite shume te rendesishme si kjo sot, kur lideret e BE-se mblidhen ne Tirane, cohet Sali Berisha me protestu e me provoku skandale. Ky se ka pase asnje here problem me kalle vendin, e le ma tash qe eshte ba matuf.

Ne turma gjithmone ka rrezik me u sulmu, por qysh ka mundesi qe truprojet e tij mos me qene ne gjendje me e mbrojte prej grushtave?!”-shkruan Xharra.

MË TEPËR

Mix58 minuta më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime1 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix2 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix2 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix3 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore3 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar3 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix20 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix20 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix22 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook