Lidhu me ne

Radar

“Primaret” në PD, Berisha: Nuk ka asnjë lidhje me skutat e partisë tjetër që vepron me ligjin e mafies, shkojmë në zgjedhje ballëlartë

“Primaret” në PD, Berisha: Nuk ka asnjë lidhje me skutat e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se “Primaret” e zhvilluara ditën e sotme në PD, as që krahasohen me modelin e Partisë Socialiste, që sipas tij vepron njësoj si ligji i mafies.

Komentet Berisha i bëri gjatë një daljeje për mediat, pas përfundimit të votimit në “Primare” dhe përfundimit të numërimit të votave në disa qytete.

Berisha shtoi se PD do të hyjë në zgjedhjet lokale më ballëlartë se kurrë më parë dhe sipas tij rruga e vetme për demokracinë është vota e lirë.

“Që të gjitha papërjashtim, si vullnet i mirë i kandidatëve, apo propozimeve të Partisë Demokratike. Imagjinoni që këtë proces transparent para mediave dhe mbarë shqiptarëve, ta krahasosh me skutat mafioze të partisë tjetër, që njëlloj si në ligjin e mafies, nuk pipëtin asgjë. Qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë ide se çfarë ndodh brenda atij bodrumi. Vetëm klithmat e kreut të asaj force politike. E rrëzikshme për të ardhmen e vendit. Kjo procedurë e PD-së, këto primare, ju rikujtojmë shqiptarëve se rruga e vetme është vota e lirë. S’ka demokraci pa votën e lirë.

Ne shkojmë në këto zgjedhje më ballëhapur se asnjëherë parë shqiptarëve. Ne nuk fshehëm gjë. Ne shpallëm publikisht ata që garuan dhe sot numërohen votat në mbarë vendin. Shpreh vlerësimin tim më të madh për të gjithë ata që morën pjesë në këtë garë. Nuk pretendoja të ishte një proces i përsosur, por u bë çfarë ishte e mundur për diçka të tillë. Eksperienca e këtij procesi pasuron Partinë Demokratike. “Primaret” janë rruga e vetme për të hapur PD-në si forca politike e të ardhmes”, u shpreh Berisha.

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime15 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix16 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix16 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix16 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore16 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar17 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook