Mix
Pas ndarjes nga bashkëshorti, Emily Ratajkowski rrëfen se ra shumë nga pesha
Së fundmi supermodelja Emily Ratajkowski ka folur për humbjen në peshë, të cilën e përshkroi si vërtet të frikshme.
“Kur nuk jam shumë mirë, humbas shumë peshë. Shkova 45 kile kohët e fundit dhe ishte vërtet shumë e frikshme”, tha Emily në podcastin e saj “High Low”.
EmRata vazhdoi duke thënë se që atëherë ajo ka shtuar peshë dhe po ndihet më e shëndetshme fizikisht dhe mendërisht.Rikujtojmë se në korrik, 31-vjeçarja njoftoi ndarjen nga bashkëshorti i saj prej katër vitesh, producenti i filmit Sebastian Bear-Mcclard. Në një intervistë të bërë së fundmi, modelja u shpreh se është e zemëruar, por beson se do të jetë ‘mirë’.
“I ndjej të gjitha emocionet. Ndjej zemërim, dhimbje. Ndjej gëzim. Çdo ditë është e ndryshme. E vetmja gjë e mirë që di është se po i ndjej të gjitha ato gjëra, gjë që është mirë sepse më bën të besoj se do të jem mirë”, tha ajo për “Harper’s BAZAAR”.
Ndërkaq, komediani i njohur Pete Davidson dhe Ratajkowski kanë bërë së fundmi daljen e tyre të parë në publik si çift në një ndeshje basketbolli në Madison Square Garden në New York.
Çifti i ri u panë në tribuna duke bërë tifo në një ndeshje mes Memphis Grizzlies dhe New York Knicks.
Të dy shfaqeshin të buzëqeshur ndërsa ishin ulur krah për krah me birra në dorë mes një publiku të mbushur me yje.
Një burim i afërt me dyshen zbuloi se ata kanë folur prej disa muajsh pasi u takuan nga disa miq të përbashkët.