Radar
Politikanët që uruan fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë, hesht vetëm Rama
Prej mbrëmjes së djeshme janë kthyer në virale momentet nga ndeshja Zvicër-Serbi, ku kjo e fundit u mund dhe u eliminua 3-2 nga Botërori Katar 2022.
Fitorja e Zvicrës, ku dy nga golat u shënuan nga shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, u shoqërua me emocione të forta, por nuk munguan edhe tensionet në fushë mes Xhakës dhe lojtarëve të Serbisë.
Ndërkohë, veç festimeve të shqiptarëve në rrugët e Kosovës dhe të Zvicrës, uruan për fitoren edhe politikanët shqiptarë si kreu i PD, Sali Berisha, kreu i PL Ilir Meta, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe liderë të tjerë, ndërsa në rrjetet sociale deri tani mungon urimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Kujtojmë se Rama e presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk e kanë fshehur miqësinë mes tyre dhe viteve të qeverisjes së tij, u ka kushtuar një rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Serbinë.
Miqësia ndërmjet Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçic është forcuar viteve të fundit me idenë e tyre të përbashkët për nismën “Ballkani i Hapur”, e cila synon qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.