Lidhu me ne

Mix

Meghan Markle ishte kërcënuar me vdekje në Mbretërinë e Bashkuar

meghan 1280x720

Meghan Markle ka pohuar gjithmonë se nuk ndihej e sigurt në Londër dhe Princi Harry gjithashtu ka dëshmuar të jetë i mendimit se siguria e gruas së tij ishte në rrezik. Këtë e konfirmon edhe Neil Basu, ish-kreu i njësisë kundër terrorizmit të Policisë Metropolitane, sipas të cilit, frika e tyre nuk ishte e pabazë.

“Nëse do t’i kishit parë gjërat që i ishin shkruar dhe që ajo mori, nuk do të kishte asnjë retorikë për të që e gjeni në internet… ajo ndihej gjithmonë nën kërcënim”, tha ai për Channel 4, duke folur për kërcënime të neveritshme.

Sipas tij Meghan Markle kishte arsye të forta për t’u ndjerë e frikësuar.

“Ne kishim ekipe që po hetonin dhe njerëzit u ndoqën penalisht për ato kërcënime. Është e neveritshme dhe është një problem real. Unë kam folur publikisht për shumë vite për kërcënimin e terrorizmit të ekstremit të djathtë në këtë vend”.

Edhe Princi Harry ishte i shqetësuar për kërcënimet që kishte marrë gruaja e tij.

“Ata nuk do të ndalen derisa të vdesë”, duke krahasuar fatin që ai parashikoi për gruan e tij Meghan Markle me atë të nënës së tij, Lady Diana. Ndjenja e të qenit të pasigurt ishte një nga arsyet që i shtyu Dukët e Sussex të transferoheshin në SHBA dhe të fillonin një jetë të re në Los Anxhelos me fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet. Frika i shoqëroi edhe në anën tjetër të botës. Kur mbërritën në Kaliforni, ata qëndruan për herë të parë në shtëpinë e Tyler Perry -t, sepse ai kishte siguri.

Pas këtyre zbulimeve të Neil Basu, kërkesat e Princit Harry dhe Meghan Markle për të garantuar gjithmonë truproja marrin një aspekt të ri. Duka nuk mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të gjyshit të tij Princit Filip. “Ai nuk ndihet i sigurt”, thanë avokatët e tij, pasi u tha se nuk do të kishte më të njëjtën shkallë të mbrojtjes personale, pavarësisht se ofroi ta paguante vetë. Ajo që dukej si tekë ishte frika me baza të forta.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook