Radar
Rama përfaqësuesi më i zi i mafíes
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar samitin e 6 dhjetorit ku liderët e vendeve të BE-së do të vijnë në Shqipëri.
Në një takim me banorët e kryeqytetit, Berisha tha se ndër ta, përfaqësuesi më i zi i mafies shqiptare ndërkombëtare është Edi Rama.
Sipas Berishës, protesta e thirrur nga ai do të shërbejë si një mesazh për t’i treguar Europës dhe botës të vërtetat e regjimit të kryeministrit Rama.
Berisha: Më 6 dhjetor do vijnë liderë të vendeve europiane. Njëri prej tyre është përfaqësuesi më i zi i mafies shqiptare ndërkombëtare, dhe ky është Edi Rama. Ndaj dhe ne, forcë e vokacionit perëndimor, forcë politike e cila integroi Shqipërinë në NATO dhe bëri hapa të jashtëzakonshëm të integrimit europian, do jemi në protestën më të fuqishme të bërë ndonjëherë. Protesta jonë, nuk ka asnjë shenjë proteste përveçse shenjë mikpritje dhe përzemërsie.
Ne dalim në protestë, me misionin për t’i paraqitur Europës dhe botës, të vërtetën apo Shqipërinë reale. Të vërtetat e zeza të regjimit monist të Edi Ramës. I cili e shndërroi shtetin në makineri elektorale. Duke përdorur bandat për vjedhjen e votës, duke ngritur sistemin e patronazhistët që në një moment u kthyen si terrorist të kuq.
Protesta jonë, kundër një armiku të vlerave europiane në Shqipëri. Protestën më datë 6, duhet ta kuptojmë si një mision për të përfaqësuar vlerat tona. Për të përfaqësuar lumenjtë e vuajteve dhe sakrificave të pamerituara. Është detyrim madhor për ata qindra mijëra të rinj që u larguan nga familjet e tyre.