Lidhu me ne

Mix

Studimi: Shenjat e demencës mund të zbulohen që 9 vite përpara diagnozës zyrtare

Studimi: Shenjat e demencës mund të zbulohen që 9 vite

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi, se është mundur të dallohen shenjat e sëmundjes së demencës që 9 vjet përpara se pacientëve t’u bëhet e ditur diagnoza zyrtare. Studiuesit në Universitetin e Kembrixhit e publikuan studimin – i financuar nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore me mbështetjen e Qendrës Kërkimore Biomjekësore në Kembrixh – në revistën “Alzheimer & Dementia:The Journal of the Alzheimer’s Association”.

Dr.Riçard Okli, drejtor i asociuar i kërkimit në Shoqatën e Alzheimerit, tha se gjetjet e studimit janë shumë “të rëndësishme” dhe tregojnë se “për disa njerëz që zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit, problemet me kujtesën dhe të menduarit, mund të nisin deri në 9 vjet përpara se të diagnostikohen zyrtarisht”.

Ai shtoi:”Kjo krijon mundësinë e programeve në të ardhmen që mund të ndihmojnë në identifikimin e njerëzve në rrezik, që mund të përfitojnë nga ndërhyrjet me terapitë e tjera.

Autori i parë i studimit, Nol Suadiuudipong, tha:“Kur shqyrtuam historitë e pacientëve, u bë e qartë se ata po shfaqnin disa dëmtime të aftësive njohëse disa vite përpara se simptomat e tyre të bëheshin mjaftueshëm të dukshme për të arritur tek një diagnozë”.

“Përmes këtij hapi, mund të jemi në gjendje të ekzaminojmë njerëzit që janë më të rrezikuar. Për shembull, njerëzit mbi 50 vjeç ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut apo që nuk bëjnë mjaftueshëm stërvitje fizike, dhe të ndërhyjmë në një fazë të hershme për t’i ndihmuar të zvogëlojnë rrezikun e tyre”– tha ai.

Gjatë këtij studimi, studiuesit analizuan të dhënat nga Biobank në Britaninë e Madhe dhe zbuluan dëmtime në disa fusha, si zgjidhja e problemeve dhe rikujtimi i numrave, disavite përpara se pacientët të merrnin një diagnozë zyrtare. Aktualisht sëmundja e demencës ka shumë pak trajtime efektive.

Ekspertët thonë se kjo ndodh pjesërisht sepse gjendja diagnostikohet shpeshherë vetëm pasi shfaqen simptomat, ndërsa problemet bazë mund të ketë filluar vite apo edhe dekada më parë.Kjo do të thotë se në kohën kur pacientët marrin pjesë në provat klinike, mund të jetë tashmë tepër vonë që të ndryshohet rrjedha e sëmundjes.

Përveç mbledhjes së informacionit mbi shëndetin dhe diagnozat e sëmundjeve, studiuesit mblodhën të dhëna nga një sërë testesh, përfshirë zgjidhjen e problemeve, kujtesën, kohën e reagimit dhe forcën e kapjes së duarve, të dhëna për humbjen dhe shtimin në peshë, si dhe për numrin e rrëzimeve të përjetuara.

Kjo i dha mundësi studiuesve të shihnin nëse në fillim ishte e pranishme ndonjë shenjë, kur matjet u mblodhën për herë të parë midis 5-9 përpara diagnozës zyrtare. Njerëzit që më vonëshfaqën sëmundjen e Alzheimer, shënuan rezultate më të dobëta në krahasim me individët e shëndetshëm, kur bëhej fjalë për detyrat e zgjidhjes së problemeve, kohën e reagimit, kujtimin e listave të numrave dhe kujtesën. Studimi zbuloi se ata kishin gjithashtu më shumë gjasa se të rriturit e shëndetshëm të kishin një rënie të aftësive njohëse në 12 muajt e mëparshëm.

Publikuar fillimisht te bota.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar2 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix2 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix2 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar3 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar3 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix1 ditë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar1 ditë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix1 ditë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix1 ditë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Facebook