Mix
Elizabeth II vuante nga kanceri, libri që rrëfen të vërtetën e vdekjes së Mbretëreshës
Ndonëse certifikata e saj e vdekjes regjistroi “pleqërinë” si versionin zyrtar të shkakut të vdekjes së Mbretëreshës, libri i ri, Elizabeth An Intimate Portrait zbulon se mbretëresha vuante nga kancerin vitin e fundit të jetës së saj.
Në biografinë që do të publikohet më 8 dhjetor, shkrimtari dhe miku i bashkëshortit të Mbretëreshës Elizabeth, Gyles Brandreth, pretendon se monarkja e ndjerë vuante nga një formë e kancerit të palcës së eshtrave, simptoma më e zakonshme e të cilit është dhimbja në kocka.
“Kisha dëgjuar se mbretëresha kishte një formë mielomë, kancer në palcën e eshtrave, që do të shpjegonte lodhjen e saj dhe humbjen e peshës dhe ato “çështje lëvizshmërie” për të cilat shpesh na flisnin në vitin e fundit të jetës së saj.
Simptoma më e zakonshme e mielomës është dhimbja e kockave, veçanërisht në legen dhe në pjesën e poshtme të shpinës dhe mieloma e shumëfishtë është një sëmundje që prek shpesh të moshuarit”, shkruan Brandreth.