Radar
Porti i Durrësit/ ‘Mamuthët’ e Shqipërisë dhe të Lindjes së Mesme do shijojnë jahtet
Porti i Durrësit/ Berisha: ‘Mamuthët’ e Shqipërisë dhe të Lindjes së Mesme do shijojnë jahtet
Kryetari i PD Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend u ka bërë thirrje deputetëve që të heqin dorë nga marrëveshja për Portin e Durrësit.
Ish-kryeministri theksoi se, nëse kanë dinjitet duhet t’i thonë jo këtij projekti që e cilëson aferë.
“Është kuleta më e madhe e Bit Coin në Europë. E dini se me sa urgjencë erdhi këtu ligji i Bit Coin. Deri tani janë vjedhur nga Shqipëria 2,2 mld euro evropianeve.
Apartamente dhe 900 njësi akomodimi hoteliere, do mblidhen këtu mamuthët e Shqipërisë dhe të Lindjes së Mesme, do kenë dhe jahtet përkarshi, kurse shqiptarët popull gomonesh dhe do largohen në Europë.
E dini se sa kushton porti i ri ekuivalent me portin e Durrësit, kushton 2 mld euro.
Ato do dalin nga shqiptarët e varfër.
Thërritini arsyes dhe hidheni poshtë këtë marrëveshje, nëse keni dinjitet.”, tha Berisha.