Lidhu me ne

Mix

Shtatë metoda natyrale se si të zhbllokoni hundët kur ftoheni. Ja çfarë ju duhet

Nasal Congestion & Stuffy Nose at Night: Causes & Relief

Bllokimi i hundëve është një nga simptomat më të bezdisshme që shkaktohet nga ftohja. Nga pijet e nxehta deri tek thithja e avullit, ka shumë gjëra që mund të bëni në shtëpi pa iu drejtuar medikamenteve për t’i zhbllokuar hundët.

“Bright Side” liston 8 mënyra të vërtetuara shkencërisht, natyrore për të pastruar rrugët e frymëmarrjes shpejt dhe me efikasitet.

  1. Flini anash.

Një hundë e bllokuar do të thotë se ka shumë mukus në sinuset tuaja që ju pengon të merrni frymë siç duhet. Pra, është e rëndësishme që të mbani kokën lart gjatë natës duke shtuar një jastëk të dytë. Është gjithashtu jetike që të përpiqeni të flini në anë, pasi kjo do të ndihmojë në procesin e zhbllokimit. Hunda do të kullojë gjatë natës në vend që të lejojë akumulimin e mukusit më shumë.

  1. Hidratohuni me supëra dhe çajra të nxehtë.

Pirja e lëngjeve të nxehta do t’ju çlirojë nga simptomat e bezdisshme. Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që konsumojnë pije të nxehta në vend të pijeve në temperaturë dhome, ndihen shumë më mirë. Kamomili, çaji jeshil, supa e pulës dhe uji i nxehtë me limon dhe mjaltë mund t’ju ​​qetësojnë në mënyrë efektive.

  1. Përdorni një kompresë të ngrohtë në sinusin tuaj.

Kompresa e ngrohtë zvogëlon inflamacionin në sinuset tuaja dhe zhbllokon rrugët e frymëmarrjes. Thjesht merrni një leckë të pastër, zhyteni në ujë të ngrohtë (por jo të nxehtë) dhe vendoseni në hundë. Ngrohtësia e kompresës do t’ju çlirojë vrimat e hundës. Sigurohuni që të mos e lini kompresën për një kohë të gjatë, pasi mund të përfundoni duke djegur lëkurën tuaj.

  1. Blini një lagështues.

Ajri i ftohtë dhe i thatë e bën më keq hundën e bllokuar, prandaj ju duhet një lagështues. Mund ta mbani, ditën dhe natën, por është më e dobishme gjatë gjumit pasi ju ndihmon të pushoni dhe të ndiheni më rehat. Ju do të vini re një përmirësim të madh shumë shpejt.

  1. Thithni avullin nga hudhra e zier.

Hudhra është e njohur për vetitë e saj anti-bakteriale. Mund ta hani ose (mundësisht) ta zieni në ujë dhe të thithni avullin e tij. Ju mund të përdorni një peshqir mbi kokën tuaj në mënyrë që të mbani sa më shumë avull të bllokuar.

  1. Hani ushqime pikante.

Me siguri keni vënë re se kur hani diçka pikante, hunda juaj fillon të rrjedhë. Pra, kjo mund të jetë një zgjidhje e mirë e përkohshme për të mbajtur hundën të zhbllokuar për ca kohë.

  1. Thithni vajra esenciale.

Nenexhiku dhe eukalipti janë 2 bimë që përmbajnë mentol. Ju mund të pini çaj të aromatizuar me njërën prej tyre, por mund t’i përdorni edhe si vajra esencialë. Sigurohuni që vaji të mos jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, sepse mund të shkaktojë djegie.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook