Mix
5 ushqimet që nuk duhet t’i vendosni kurrë në derën e frigoriferit
Vendi ku vendosim produktet e ndryshme, nga raftet dhe sirtarët deri te dera, është e lidhur ngushtë me sigurinë e ushqimit dhe ruajtjen e tij siç duhet.
Organizimi në frigorifer, i gjërave që sapo keni blerë, mund të duket si një proces i thjeshtë, por në të vërtetë nuk është ashtu. Vendi ku vendosim produktet e ndryshme, nga raftet dhe sirtarët deri te dera, është e lidhur ngushtë me sigurinë e ushqimit dhe ruajtjen e tij siç duhet. Ndaj është mirë të jemi të kujdesshëm, sidomos me ushqimet që përzgjedhim për ‘i vendosur në derën e frigoriferit.
Ndërsa temperatura në raftet dhe sirtarët e frigoriferit tonë zakonisht mbetet konstante, dera e frigoriferit është subjekt i luhatjeve të temperaturës. Sa herë që hapim derën e frigoriferit, përmbajtja e tij ekspozohet ndaj ajrit të ngrohtë. Prandaj, ushqimi që vendosim aty ka rrezik më të lartë të prishjes, ndaj është mirë të vendosen aty ushqime që pranojë ndryshime të temperaturës.
Qumështi
Mund të jetë e përshtatshme për ju të vendosni shishet e mëdha të qumështit në derë, por nuk duhet. Temperaturat e ngrohta bëjnë që mikrobet të rriten, kështu që mbajtja e qumështit në derë do të thotë se është vazhdimisht në rrezik të prishjes. Në vend të kësaj, qumështi duhet të ruhet në pjesën e pasme të frigoriferit, ku temperaturat janë më të ftohta.
Vezët
Edhe pse shumica e frigoriferëve kanë kontejnerët e vezëve në derën e frigoriferit, nuk është mirë që ato të përdoren. Vezët duhet të mbahen në një raft të brendshëm ku temperatura është më e qëndrueshme. Në fakt, është edhe më mirë nëse ato mbeten në kutinë e tyre origjinale prej letre, e cila do t’i mbrojë nga lagështira dhe nga marrja e aromave nga ushqimet e tjera.
Mishi i kuq dhe i shpendëve
Sa herë që keni të bëni me mish të kuq ose mish shpendësh të papërpunuar, është e rëndësishme që ta trajtoni siç duhet në mënyrë që askush të mos sëmuret. Mishrat e papërpunuar kanë lëngje në paketimin e tyre, të cilat mund të kontaminojnë ushqime të tjera nëse bien në kontakt me to. Pra, nuk i vendosim kurrë në derë, sepse këto lëngje mund të derdhen lehtësisht. Përveç kësaj, është e vërtetë që nuk janë të sigurta në derën, e cila hapet dhe mbyllet dhe ka luhatje të temperaturës. Vendi më i mirë për këto ushqime është rafti i poshtëm i frigoriferit dhe ato duhet të mbështillen shumë fort me mbështjellës plastik ose të mbyllen në një enë hermetike për të parandaluar rrjedhjet e lëngjeve.
Fruta dhe perime
Mund të jetë më e lehtë për të rrëmbyer frutat nga dera e frigoriferit, por padyshim që ka një vend më të mirë për frutat dhe perimet tuaja. Sirtarët e veçantë të frigoriferit tuaj. Dhe nëse keni një frigorifer modern, mund të rregulloni edhe lagështinë e sirtarëve (frutat kanë nevojë për lagështi më të ulët, ndërsa perimet më shumë). Pra, nëse keni dy sirtarë të veçantë, mund të keni një për fruta dhe një për perime. Nëse keni një sirtar të vetëm, mund të ruani frutat jashtë sirtarit dhe perimet brenda duke e rregulluar sirtarin në mënyrë që të ketë lagështi shtesë.
Djathë
Ashtu si me frutat dhe perimet, frigoriferët modernë kanë një sirtar të veçantë djathi ku kalon ajri shtesë i ftohtë për t’i mbajtur ato shumë të ftohta pa i ngrirë, gjë që është ideale për djathërat. Në këtë sirtar ruajmë edhe mishin tonë të freskët të prerë.
Çfarë duhet të vendosim në fund në derën e frigoriferit?
Është vendi i duhur për salcat dhe shurupet, nga ketchup-i, majoneza dhe mustarda te salca e sojës dhe turshitë. Gjithashtu, aty mund të vendosni edhe pije freskuese, të cilat preferoni t’i shijoni të ftohta. Të gjitha këto kanë të përbashkët faktin se kanë jetëgjatësi në raftin e supermarketit, kështu që mund të përballojnë luhatjet e temperaturës të hapjes dhe mbylljes së derës së frigoriferit.