Lidhu me ne

Mix

Cilat janë efektet anësore të antibiotikëve?

Pacienti: Cilat janë efektet anësore të antibiotikëve?

Mjeku: Efektet anësore të medikamenteve, përfshirë edhe antibiotikët, përbëjnë 1 nga 10 shkaqet kryesore të sëmundshmërisë dhe të vdekshmërisë në SHBA. Reaksionet ndaj antibiotikëve mund të variojnë nga reaksione të lehta alergjike deri në efekte të rënda jetëkërcënuese, si: shoku anafilaktik, sindroma Stivens Xhonson etj.

Efektet anësore të antibiotikëve janë shumë të variueshme nga njëri pacient në tjetrin dhe nga një antibiotik në tjetrin. Po përmendim disa prej këtyre reaksioneve për disa nga klasat më shpesh të përdorura të antibiotikëve:

Penicilinat japin: rash (kruarje dhe skuqje), diarre, dhimbje abdominale (në zonën e barkut), nauzea dhe/ose të vjella, ethe medikamentoze, reaksione të hipersensitivitetit (alergjike) deri në anafilaksi. Ampicilina mund të shkaktojë kolit pseudomembranoz.

Cefalosporinat: rash (kruarje dhe skuqje), diarre, nauzea dhe/ose të vjella, ethe medikamentoze, reaksione të hipersensitivitetit (alergjike), sëmundjen e serumit, kandidozë vaginale, alergji të kryqëzuar në pacientët e raportuar për alergji ndaj penicilinës (3 -10%).

Aminoglicosidet: toksicitet renal (të veshkave), ototoksicitet (shurdhim), marrje mendsh, nauzea dhe/ose të vjella, nistagmus (probleme me syte).

Karbapenemet: diarre, nauzea dhe/ose të vjella, dhimbje koke, rash (kruarje dhe skuqje), toksicitet hepatik (i mëlçisë), eozinofilia.

Antituberkularët: anoreksi, anemi hemolitike, toksicitet hepatik, dhimbje koke, neuropati periferike, marrje mendsh, dhënie nuance të kuqe lëngjeve fiziologjike trupore (vetëm nga Rifampicina dhe Rifabutina).

Makrolidet: dhimbje abdominale (në zonën e barkut), anoreksi, diarre, nauze dhe/ose të vjella, çrregullime të shijes (Clarithromycin).

Kinolonet: dhimbje abdominale, anoreksi, diarre, nauze dhe/ose të vjella, dhimbje abdominale, dhimbje koke, pagjumësi, letargji, fotosensibilitet (disa herë shumë i rëndë).

Glikopeptidet: (a) Vancomycin: red man syndrome (skuqje, rënie të presionit arterial, prurit), flebite;

Telavancin: çrregullime të shijes, nauzea dhe/ose të vjella, dhimbje koke, marrje mendsh.

Tetraciklinat: nauzea dhe/ose të vjella, diarre, dhimbje abdominale, rash, fotosensibilitet, dhimbje koke, marrje mendsh.

Sulfonamidet: nauzea dhe/ose të vjella, diarre, anoreksi, dhimbje abdominale, rash, fotosensibilitet (po ashtu edhe: sindromën Stivens Xhonson), dhimbje koke, marrje mendsh.

Kujdes i veçantë i duhet kushtuar përshkrimit të antibiotikëve në shtatzëni. Autoritetet përkatëse Amerikane (Food and Drug Administration = FDA) kanë aprovuar një listë të antibiotikëve të sigurtë në përdorimin e tyre në një situatë të tillë fiziologjike, disa prej të cilëve janë: amoksicilina, ampicilina, klindamicina, eritromicina, penicilina, gentamicina, cefoksitina, cefotetani dhe cefazolini.

MË TEPËR

Kioske11 orë më herët

Nuk e ka me Sali Berishën, por me Edi Ramën…

Nuk e ka me Sali Berishën, por me Edi Ramën… Nga Bledian Koka  2 ditë pasi 5 “kolegë” të BKH-se ia...

Mix12 orë më herët

Keni dhimbje koke kur ndryshon moti? Ja çfarë mund t’ju ndihmojë

Ja çfarë mund t’ju ndihmojë nëse keni dhimbje koke si pasojë e motit: Dush Uji i alternuar i temperaturave të...

Radar12 orë më herët

Pastrimi i parave nga Rusia rriti çmimet e pronave në Britaninë e Madhe

Në një shkrim të publikuar ndër të tjera në “The Telegraph”, dy ministra të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ministre e...

Radar12 orë më herët

Ursula von der Leyen ka një problem të madh me Donald Trump!

Ursula von der Leyen dhe Donald Trump Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë do të shkaktojë turbulenca gjatë...

Kioske13 orë më herët

Ndodhi ajo që nuk pritej por që shumëkush e dëshironte!

Artur Zheji: Altin Dumani apo Hakmarrja e popullit! Çfarë skeme jete po prish Prokurori me Kurorë? Nga Artur Zheji Ndodhi...

Mix13 orë më herët

Kush ishte Alfred Nobel dhe pse çmimet Nobel janë emëruar sipas tij?

Alfred Bernhard Nobel ishte njeriu, vizioni dhe fondet e të cilit çuan në çmimet Nobel, ndoshta çmimet më të famshme...

Temporal14 orë më herët

Rekord gjobash pas ndryshimit të Kodit Rrugor – 28 milionë euro në një vit, por aksidentet vijojnë njëlloj

Ashpërsimi i ndëshkimeve për shoferët po shërben për të mbushur arkën e shtetit. Gjatë vitit të kaluar gjobat u katërfishuan,...

Mix14 orë më herët

Një gjumë i mirë në fundjavë, ilaç për zemrën tuaj?!

Kur bëhet fjalë për ruajtjen e një orari të rregullt të gjumit, ndonjëherë një javë e zënë mund të shkatërrojë...

Kryesore18 orë më herët

Nga inceneratori, lidhje me mafian italiane apo shembja e Teatrit, gazetarja rendit kallëzimet ndaj Veliajt

Gazetarja Ola Xama ka përmbledhur kallëzimet që janë bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”...

Mix18 orë më herët

17 fakte që mund të mos i dini për Greqinë

1. Greqia ka mbi 6000 ishuj, por vetëm rreth 227 janë të banuar. 2. Athina, kryeqyteti i shtetit helen, është...

Facebook