Radar
Porti i Durrësit, Rama, Olsi dhe Vuçiç do të marrin secili nga 300-400 mln euro
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga Kuvendi se projekti i Portit të Durrësit ka për ‘arkitektë, vëllezërit serb Karriç.
Berisha tha se kryeministri Edi Rama, bashkë me të vëllain Olsin dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, do të përfitojnë nga marrëveshja 300-400 milionë euro secili.
“Vëllezërit Karriç të kompanisë që ndërtuan frontin ujor në Beograd. Vijnë tani e ndërtojnë me Ramën e do marrë dhuratë 200 hektarë tokë deri para 3 ditësh thanë 80 dje zonja Balluku tha janë 200. Rama Olsi e Vuçiçi, marrin të paktën secili nga 300-400 mln euro. Në një aferë në të cilën çdo shqiptar do paguajë të paktën 1 mijë dollarë për ndërtimin e portit të ri”, tha Berisha.
Deklarata e kryedemokratit u tentua të përgënjeshtrohet nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, i cili nga vend ii tij në Kuvend u dëgjua të thoshte ‘gënjen’.
Maxhoranca e ka mbrotjur me fanatizëm projektin e Portit të Durrësit, marrëveshje e nënëshkruar mes qeverisë dhe kompanisë arabe ‘Eagle Hills’ e cila do të kapë një vlerë investimi prej 2 miliardë euro