Lidhu me ne

Mix

Kryeqyteti i Finlandës, 10 fakte interesante rreth Helsinkit

10 Best Things to Do in Helsinki - What is Helsinki Most Famous For? – Go  Guides

10 fakte interesante rreth Helsinkit

Kryeqyteti i Finlandës, Helsinki, ka një histori vërtet magjepsëse me ndikime të mëdha nga Suedia, vendet baltike dhe Perandoria Ruse.

I njohur kohët e fundit si vendi më i lumtur në botë, Finlanda ka qenë një shtet i pavarur që nga viti 1917. Kryeqytetit të saj, Helsinkit, i është dashur të rritet me hapa të shpejtë për t’u bërë një kryeqytet i pavarur në arenën globale.

Në disa pjesë, ai të kujton kryeqytetin e Suedisë, Stokholmin. Në disa pjesë të tjera, ju mund të shihni ndikime nga vende të ndryshme. Por, ka dhe shumë gjëra që janë tipike të Finlandës në këtë qytet magjepsës.

  1. Helsinki është kryeqyteti më i ftohtë në rajonin nordik

Nga pesë kryeqytetet kryesore nordike, Helsinki ka temperaturën mesatare më të ftohtë në periudhën e dimrit.

Rekordi i temperaturave më të ulëta në Helsinki arriti deri në -34.3 °C, megjithëse temperaturat sot ka të ngjarë të jenë shumë më të buta. Megjithatë, temperaturat mesatare nën zero vazhdojnë të konsiderohen normale gjatë dimrit.

  1. Saunat ndodhen kudo

Nëse dëshironi të provoni maninë kombëtare të Finlandës për të vizituar një sauna, atëherë nuk do t’ju duhet të kërkoni shumë në Helsinki. Saunat janë instaluar në hotele, në qendrat e argëtimit, madje edhe në ndërtesa zyrash.

Për më tepër, në arenën Hartwall të qytetit, njerëzit mund të bëjnë sauna ndërkohë që shikojnë një ndeshje hokej mbi akull.

  1. Helsinki është një kryeqytet nordik i dizajnit

Dizajni nordik ka intriguar njerëzit në të gjithë botën, që kur ai u bë trend në vitet 1950. Mobiliet dhe xhami janë dy elemente kryesore të këtij dizajni dhe nuk ka vend më të mirë për të zbuluar këto karakteristika sesa në Helsinki.

Shumë nga emrat më të mëdhenj të dizajnit nordik, të tillë si Alvar dhe Aino Aalto, Harri Koskinen dhe marka Marimekko e themeluar nga Armi Ratia, i kanë rrënjët e tyre në Helsinki. Qyteti ishte në qendër të vëmendjes të së gjithë botës në vitin 2012, pasi u cilësua si Kryeqyteti Botëror i Dizajnit.

Arkitektët modernë vazhdojnë ta ruajnë këtë trend. Design District në Helsinki është një destinacion që duhet parë për këdo që është i interesuar të zbulojë tendencat më të fundit.

  1. Helsinki është afërsisht po aq i madh sa Oslo

Për disa arsye, është krijuar ideja se Helsinki është më i madh se Oslo. Por në fakt, të dyja qytetet kanë një madhësi shumë të ngjashme.

Helsinki ka një popullsi prej 658,864 banorësh, e cila shkon në 1,268,296 nëse përfshihen edhe rrethinat urbane, ndërsa popullsia e Oslos është 702,543 banorë, por bashkë me rrethinat urbane shkon në 1,036,059.

  1. Helsinki ka një marrëdhënie të fortë me Talinin e Estonisë

Kryeqyteti i Estonisë, Talini, ndodhet direkt përtej Gjirit të Finlandës, përballë Helsinkit. Më shumë se dhjetë tragete në ditë nga operatorë të shumtë kalojnë këtë zonë të ngarkuar të trafikut detar, duke ofruar një lidhje të vlefshme për biznesin dhe turizmin.

  1. Qyteti u krijua nga një mbret suedez

Në vitin 1550, Mbreti Gustav I i Suedisë themeloi qytetin tregtar Helsingfors, i cili vazhdon të mbetet edhe sot e kësaj dite emri i qytetit të Helsinkit në suedisht. Ai synonte që ky qytet të ishte një rival i qytetit Hanseatik, i cili tani është Talini.

  1. Aty ndodhet një kishë brenda një shkëmbi

Kisha Temppeliaukio është një kishë luterane në lagjen Töölö të qytetit. Ka shumë kisha në Helsinki, por kjo ka një arsye më shumë për t’u vizituar.

E projektuar nga vëllezërit arkitektë Timo dhe Tuomo Suomalainen, kisha është ndërtuar brenda një shkëmbi të fortë. Vëllezërit zbuluan se mund të përmbushnin nevojat akustike duke i lënë të ekspozuara muret e shkëmbinjve nga brenda.

Pavarësisht se në fillim ishte një ide shumë radikale, kisha tashmë është kthyer në një atraksion të madh turistik për qytetin që nga hapja e saj në vitin 1969.

  1. Biblioteka ka një arkitekturë mbresëlënëse

Biblioteka Kombëtare e Finlandës shërben si një kryeqendër e jetës letrare dhe kulturore në Finlandë.

Me përgjegjësinë për të ruajtur të gjitha materialet e shtypura dhe ato audiovizuale të prodhuara në Finlandë, biblioteka është një tempull i vërtetë librash. Gjithashtu, ajo ka koleksionin më të madh dhe gjithëpërfshirës në të gjithë botën, i cili i referohet Perandorisë Ruse.

Por, shumica e njerëzve e vizitojnë atë për të shijuar arkitekturën mbresëlënëse, me tavane të larta, shkallë të stilit klasik dhe nota të artit modern.

  1. Kalaja detare e qytetit është një vend i Trashëgimisë Botërore

E ndërtuar në fund të shekullit XVIII mbi gjashtë ishuj në hyrje të portit të Helsinkit, kalaja Suomenlinna është një “shembull veçanërisht interesant i arkitekturës ushtarake europiane të asaj kohe”.

Ky është vendimi që mori UNESCO në vitin 1991, duke e shtuar kështjellën në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore. Ndër veçoritë e saj është se kalaja përbëhet nga 200 ndërtesa dhe plot 6 km mure mbrojtëse.

E ndërtuar nga flota suedeze, kalaja ka shërbyer për të mbrojtur Suedinë, Perandorinë Ruse dhe Finlandën gjatë viteve. Në suedisht, kalaja njihet me emrin Sveaborg.

  1. Helsinki është aeroporti kryesor i Finnair

Aeroporti Helsinki-Vantaa është kryesori për Finnair, linja ajrore kombëtare e Finlandës e cila dominon aviacionin vendas dhe atë ndërkombëtar që lidhet me Finlandën. Si pjesë e Oneworld, Finnair operon në më shumë se 100 destinacione në mbarë botën.

Tradicionalisht, Finnair njihet si një lidhje e rëndësishme midis Europës Veriore dhe Azisë, veçanërisht Kinës. Megjithatë, pjesa më e madhe e këtij trafiku ajror aktualisht është pezulluar.

/ Life in Norway

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix15 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar15 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar15 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore15 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar16 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix17 orë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix17 orë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix17 orë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix17 orë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook