Kryesore
Makineria më e fuqishme e vjedhjes së një populli, makineria e Edi Ramës
Berisha: Durrësi do kthehet në ‘lavatriçen’ e pastrimit të parave
Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se ai është aksioner kryesor në projektin e Portit të Durrësit. Ai tha se kjo është edhe arsyeja se përse nuk tregon se kush janë 60% e aksionerëve. Ai shtoi me tej se këto kompani me të cilat Edi Rama “po merret”, kanë qenë kompani të vëllezërve Kariç. Sipas tij këta vëllezër i kanë shitur në Emiratet e Bashkuara, duke shtuar se lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon nëpërmjet tyre.
Fjala e dhënë nga Berisha për mediet:
“Një betejë e parë e cila natyrisht do të vazhdojë me beteja të tjera. Përballë kemi një armik shumëplanësh i votës, i qenies, një dëbues si kurrë ndonjëherë në histori i shqiptarëve nga vendi i tyre. Ngjarja e fundit që po debatohet sot në parlament, është të themi e përmasave që tejkalon çdo lloj imagjinate. Tejkalon çdo lloj kodi, ligjor, etik moral. Këta janë vërsulur në mënyrën më të papërmbajtur ndaj pasurive publike në vend. Edi Rama pasi ka garantuar të gjitha kanalet e narko-eurove, tani kërkon të kthejë Durrësin në Dubain e tij. Por njëkohësisht edhe në lavatriçen më të madhe të Europës dhe më gjerë.
Me 12600 apartamente, në një truall prej 1 milionë metrash katrorë, Durrësi bëhet qyteti më pabanueshëm i botës. Tejkalon për dendësi çdo lagje, apo qytet mbi planet, por këto janë që shoqërojnë këtë vjedhje të paimagjinueshme. Vjedhje e cila nuk ndodh kurrë në botë, që një aferë si kjo të mund të projektohet, imagjinohet. Por këtu ndodh, sepse këtu është makineria më e fuqishme e vjedhjes së një populli, makineria e Edi Ramës që nuk ka të ngopur. shqiptarët në betejën e tyre. Ne do fitojmë.
Lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon nëpërmjet vëllezërve Kariç. Ata pasi iu vendosën sanksione për bashkëpunimin e ngushtë me Lukashenkon, kompanitë e tyre i shitën në Emiratet e Bashkuara, tek këto kompani që po merret sot Edi Rama. I shitën me një çmim 30 herë më të ulët, pra bëhet një formalitet, por ata janë faktikisht përfaqësues të Vuçiç dhe Lukashenkos, në Dubain e Edi Ramës, në portin e Durrësit. Aksioner kryesor është Edi Rama. S’mund të imagjinoj kurrë nëse nuk do kisha interesa direkt të miat t’i fshehësh popullit 60% të aksionerëve? Kjo ndodh vetëm kur e ke sipërmarrjen tënde. Pra Rama kërkon të mbulojë me këtë rast aferën e djegësave , ku është absolutisht me çdo dokument kryetar i një organizate kriminale. Kjo do marrë ndëshkim popullor.”