Radar
Reagimi i Berishës pas protestës: Treni ynë nuk ndalet më, për shpëtimin e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë reagimin e tij të parë pas protestës kombëtare të thirrur dje nga opozita.
Berisha, përmes një video në TikTok, ka falenderuar dhe përshëndetur të gjithë qytetarët që ju bashkuan dje protestës kundër regjimit Rama. Po ashtu, Berisha ka falenderuar miqtë e TikTok ku Brenda 30 ditëve arriti në 1.3 milion shikime dhe shumë ndjekës.
Berisha u shpreh se treni i PD-së nuk ndalet më pas protestës së djeshme.
Komunikimi i Berishës:
Mirëdita miqtë e mi të TikTok.
Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm Bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur! Por, në këtë mesazh dua gjithashtu një falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë ju miqtë e TikTok që në 30 ditë e shndërruat në një histori suksesi komunikimin tonë me 1.3M shikime dhe dhjetra e mijëra ndjekës. Sëbashku ne jemi njerëz të rekordeve të mira. Treni ynë nuk ndalet më. Ai do kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër, deri në destinacionin final. Shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët!
Zoti ju bekoftë!
Faleminderit shumë!