Lidhu me ne

Mix

Çfarë nuk duhet të vishni kurrë në një dasmë!

Dsmat kanë gjithnjë e më pak rregulla të modës sesa në dekadat e kaluara, gjë që mund të jetë e mrekullueshme, por gjithashtu i bën gjërat pak më të komplikuara.

Shumë nga nuset e sotme janë më pak të veshura me fustane tradicionale, ndërsa dhëndri anashkalon kostumin tipik të zi për një kostum pastel.

Kjo do të thotë që të ftuarit gjithashtu kanë po aq liri me zgjedhjet e tyre. Por përpara se të zgjidhni se çfarë do të vishni atë ditë, ka disa gjëra që duhet t’i mbani mend në mënyrë që të jeni akoma brenda ‘normave’ për ceremoninë dhe njerëzit që martohen. Ekspertja e stilit të jetesës dhe bon ton, Elaine Swann na jep disa këshilla.

1. Mos vishni kurrë të bardha

Swann thotë se ngjyrat më të lehta priren të fotografojnë të bardhën dhe prandaj nuk rekomdandohet të vishet edhe ngjyra bojëqielli e lehtë. Shmangia e ngjyrës së bardhë është diçka që dihet nga të gjithë por gjithsesi vlen të thuhet, përveç nëse nusja ka kërkuar në mënyrë specifike që të ftuarit ta veshin atë.

2. Mundohuni të shmangni veshjen e ngjyrave të shoqërueseve të nuses

Swann rekomandon që të qëndroni larg ngjyrave që përputhen me dasmën, në mënyrë që të mos dukeni sikur jeni pjesë e festës së nusërisë. Si mund ta përcaktoni këtë? Elaine thotë:

Ju mund të dalloni se cila është skema e ngjyrave për dasmën nga ftesa, e cila jep një ide se në çfarë drejtimi mund të shkojë çifti. Nëse nuk jeni ende të sigurt, gjithmonë mund të pyesni nusen ose shoqërueset e nuses!

Veshja e diçkaje me printe mund të ndihmojë në shmangien e kësaj, pasi tradicionalisht, shumica e shoqërueseve të nuses veshin ngjyra të forta.

3. Mos shkoni me një veshje të përditshme

Edhe nëse dasma nuk ka një kod veshjeje, mos harroni: Nuk është aq rastësore. Kjo do të thotë pa xhinse dhe bluza. Swann shpjegon:

Nëse duhet të zgjedhësh mes të qenit i veshur keq apo i veshur tepër, është gjithmonë më mirë të jesh i veshur ekstra.

4. Mbuloni shpatullat nëse është e mundur

Ceremonia zhvillohet në një kishë apo në një institucion me një kod veshjeje më modeste. Swann thotë se mbi të gjitha është e rëndësishme të mbani mend se dasmat janë një rast i shenjtë. Kini respekt për vendin ku po shkëmbehen zotimet dhe gjithmonë merrni një shall ose pulovër për t’u mbuluar.

5. Shmangni teprimet në veshje

Edhe nëse fustani juaj i dasmës është krijuar për të lënë përshtypje, gjëja e fundit që dëshironi të bëni është t’ua kaloni njerëzve që martohen! Printet dhe ngjyrat argëtuese janë padyshim në rregull, por sigurohuni që të mos jeni ju në qendër të vëmendjes. Elaine shpjegon:

Ka një ndryshim midis veshjes së një fustani koktej që është vërtet i lezetshëm për klube dhe veshjes së një fustani kokteji që është menduar për një martesë. Veshja që zgjidhni nuk duhet të tërheqë shumë vëmendjen nga çifti.

6. Rimendoni për veshjet me shkëlqim

Sigurisht që ju dëshironi të jeni pjesë e të ftuarit të veshur ‘më mirë’, por nuk dëshironi që sytë e të gjithëve të jenë te ju dhe jo tek nusja. Në vend të teminave të shtrenjta, provoni tekstura të tjera si dantella për një pamje që bie në sy, por që nuk shkëlqen shumë.

7. Jini strategjik për zgjedhjen tuaj të këpucëve.

Komoditeti është i rëndësishëm, veçanërisht nëse planifikoni të dilni në pistën e vallëzimit. Nëse e dini se do të keni një rrugë të gjatë nga një pikë në tjetrën gjatë festimeve, ekspertja thotë se këpucët e sheshta komode mund të jenë të mira për tu veshur, por vetëm për ato momente.

Merrni informacion paraprakisht dhe mos u ndjeni sikur po shqetësoni çiftin duke bërë këto lloj pyetjesh. Ata duan që ju të jeni rehat.

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook