Lidhu me ne

Mix

Ja çfarë do të thotë nëse shihni ëndrra me seks

Ja çfarë do të thotë nëse shihni ëndrra me seks

Të shohësh në ëndërr duke kryer marrëdhënie seksuale është diçka shumë e zakonshme dhe shumë provokuese, sidomos kur në ëndërr përfshihet ndonjë koleg apo mik/e i/e ngushtë.

Por, nëse ‘të flesh me dikë në subkoshiencë’ është e sikletshme, arsyeja që qëndron pas këtij akti mund të jetë më ‘e pafajshme’ se ç’duket.

Hilda Burke, një këshilluese angleze çiftesh dhe autore librash si dhe Martina Kocian, terapiste ëndrrash nga Australia, kanë folur rreth domethënies që kanë ëndrrat me përmbajtje seksuale.

Sipas ekspertes së marrëdhënieve, këto lloj ëndrrash simbolizojnë aspekte të ndryshme, në varësi të përsonit me të cilin e keni parë  atë ëndërr.

Edhe pse shumica prej jush nuk janë të famshëm apo të pasur, të shohësh në ëndërr sikur ‘fle’ me njerëz të tillë, do të thotë se këto janë cilësitë që ju kërkoni tek partneri juaj.

‘Shumica prej nesh kanë një ndjesi instiktive rreth njerëzve të famshëm…ne imagjinojmë të jemi me ta në një farë mënyre’, tha për Cosmopolitan znj.Burke, duke shtuar se cilësi të tilla na duken shumë tërheqëse.

Të shohësh në ëndërr sikur bën seks me shefin tënd mund të jetë disi turbulluese dhe nuk do ndiheshit rehat në mbledhjen e mëngjesit që do zhvillonit me të.

Por, Burke thotë se kjo lloj ëndrre erotike është më shumë e lidhur me ambiciet tuaja karrieriste dhe aspiratat profesionale se sa me tërheqjen për eprorin.

Të shohësh në ëndërr sikur bën seks me një shok/qe është një ndër ëndrrat më të zakonshme që njerëzit shohin.

Burke thotë se këto ëndrra dalin nga subkoshienca juaj për të rivlerësuar marrëdhëniet platonike, ndërkohë që personi që keni parë në ëndërr mund të mos jetë fare tipi që bën për ju.

Besohet gjerësisht se seksi me miqtë në ëndërr do të thotë se ju tërheqin talentet apo cilësitë që mund të ketë personi në fjalë.

Kjo është mëse e vërtetë, në rast se në jetën reale ky person nuk ju tërheq si partner potencial.

Po kështu, tradhtia ndaj partnerit tuaj mund të tregojë interes për cilësitë që ju dëshironi, ndërsa kur shihni në ëndër sikur partneri ju  tradhëton mund të jetë pasiguri ose çështje besimi në marrëdhënien tuaj.

Edhe pse ëndrra të tilla mund të mos ju eksitojnë gjatë kohës që jeni në gjumë, kur zgjoheni emocionet tuaja janë të provokuara, në varësi të asaj që ju ka ofruar subkoshienca.

Sipas Martina Kocian, katër ëndrrat më të zakonshme përfshijnë :rënien (nga lartësia), ndjekjen, seksin dhe rënien e dhëmbëve.

Kocian rrëfen se të shohësh në ëndërr sikur të bien dhëmbët apo se i humbe në një aksident, është zakonisht simbol i ankthit që të ka zënë, si pasojë e një ndryshimi në jetën tënde apo një periudhe tranzitore.

Vdekja në ëndër, përfshirë këtu edhe kur sheh sikur ka vdekur një person i dashur për ty, apo dikush që e njeh, do të thotë se i reziston një ndryshimi të madh në jetë.

Në mënyrë të ngjashme shpjegohet edhe ëndrra kur sheh se po të ndjekin. Kjo është një shenjë se ti po largohesh apo po përpiqesh të shmangësh një çështje në jetën tënde. Të shohësh veten në ëndërr sikur po të ndjekin është gjithashtu edhe simbol i një faji.

Të shohësh në ëndërr sikur po bie nga një lartësi, tregon mungesë kontrolli në jetën tënde.

‘Ëndrrat që kanë lidhje me ujin, përfaqësojnë gjendjen tonë emocionale’, thotë ajo.

‘Për shembull, po shihni në ëndërr cunami që përplasen apo ujëra të qetë? Këto ëndrra janë një e dhënë e mirë për të kuptuar gjëndjen tonë mendore dhe psikologjike gjatë orëve që jemi zgjuar.’

Kocian mendon se ëndrrat janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë në përgjithësi dhe atë mendor në veçanti, sepse “ato na lidhin me mendimet tona më të thella”.

‘Ëndrrat na ndihmojnë të shprehim emocionet e shtypura, të punojmë me traumat e pësuara dhe të ndihemi mirë emocionalisht.’

‘Ëndrrat tona janë të gjalla. Sa më shumë vëmendje t’u kushtojmë, aq më shumë ato do na tregojnë rreth vetes sonë.’

“Studimet kanë zbuluar se njerëzit të cilët i kanë ‘shtypur ëndrrat’ e tyre, kanë shenja të bllokimit mendor dhe episode të qarta psikotike pas netëve që nuk kanë parë asnjë ëndërr.”

Njerëzit që kanë pësuar dëmtime në tru, siç është sindroma Charcot-Wilbrand humbasin aftësinë për të parë ëndrra.

Kocian beson se ëndrrat tona janë paraqitje e situatave të cilat përpiqemi t’u shmangemi, apo të cilave u frikësohemi në jetën e përditshme.

“Kjo është veçanërisht rasti me ankthe dhe ëndrra të përsëritura”, tha ajo.

‘Ëndrrat tona theksojnë dhe përforcojnë frikën tonë dhe çdo gjë që përpiqemi të shmangim në zgjimin e jetës në mënyrë që së pari të na ofrojë vetëdijen për këto çështje dhe pastaj të na ndihmojë të merremi me të dhe të punojmë përtej tyre.

‘Ankthet e këqija dhe ëndrrat e përsëritura do të bëhen më të gjalla dhe do të ndodhin më shpesh derisa të pranojmë ose të trajtojmë çështjen e zgjimit. Terapia e ëndrrave ndihmon në zgjidhjen e këtyre çështjeve duke na lejuar të punojmë me protagonistët e ëndrrave për të ndihmuar të largohemi nga ndërgjegja e përhershme.

“Ne fillojmë të shohim dhe të kuptojmë detajet e fshehura të objekteve dhe karaktereve të njohura për të fituar një perspektivë të re dhe unike së bashku me rritjen e vitalitetit në përgjigje të çështjes së zgjimit”.

MË TEPËR

Aktualitet4 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Facebook