Mix
Jennifer Aniston flet për herë të parë për problemet me fertilitetin: Ja pse nuk u bëra dot nënë

Jennifer Aniston i ka shmangur thashethemet e shtatzënisë për dekada, dhe madje ajo ka hequr qafe presionin e publikut për t’u bërë nënë në shumë raste.
Ndërsa tani për herë të parë, aktorja ka folur për problemet e saj me fertilitetin dhe rrugën e saj sfiduese me fekondimin in vitro. Në një intervistë të re për Allure, 53-vjeçarja tregon se u përpoq të krijonte familje disa vite më parë, por jeta kishte plane të tjera për të.

“Po përpiqesha të mbetesha shtatzënë. Ishte një rrugë sfiduese për mua”.Të gjitha vitet, vitet e spekulimeve… Ishte vërtet e vështirë. Unë isha duke kaluar IVF, duke pirë çajra kinezë. Po bëja gjithçka mundja. Unë do të kisha dhënë çdo gjë nëse dikush do të më thoshte: ‘Ngri vezët. Bëji vetes një nder’. Ti thjesht nuk e mendon. Dhe ja ku jam sot. Ajo mundësi tashmë ka ikur, “tha ajo.

Ndërsa bisedonte me Allure, ylli tha se thashethemet e shtatzënisë nuk ishin gjithmonë ato që e shqetësonin më shumë. Përkundrazi, sugjerimi se ajo ishte ‘egoiste’ për t’u përqendruar në karrierën e saj dhe për të mos pasur fëmijë i mbeti vërtet nën lëkurë.
“(Njerëzit menduan se) Unë vetëm kujdesesha për karrierën time. Dhe se arsyeja pse burri im më la, pse u ndamë, ishte sepse nuk do t’i jepja një fëmijë. Ishte gënjeshtër absolute”, tha ajo.