Lidhu me ne

Mix

Pse disa njerëz i dashurojnë filmat horror, kurse të tjerë i urrejnë

Pse disa njerëz i dashurojnë filmat horror, kurse të tjerë i

Disa njerëz, sidomos në periudhën para dhe pas Halloween-it kënaqen duke parë filma horror. Disa të tjerë kanë tmerrësisht frikë prej tyre. Madje kanë aq frikë, sa do të preferonin më mirë të shkonin me qejf tek dentisti sesa të shikonin një film horror.

Megjithatë frika apo dashuria ndaj këtyre filmave nuk është thjesht çështje preference. Në fakt është një nevojë psikologjike.

Disa njerëz thjesht janë të prirur për të reaguar ndryshe ndaj kësaj lloj përmbajtjeje.

Ndërsa nuk ka një përgjigje të vetme që i përshtatet të gjithëve përse disa njerëz tremben nga filmat horror dhe disa jo, ka disa shpjegime të mundshme. Më poshtë është një ndarje, sipas ekspertëve dhe hulumtimeve mbi këtë temë:

Njerëzit që i duan filmat e frikshëm e përjetojnë stresin ndryshe.

Sipas Margee Kerr, një sociologe që studion frikën, individët që kërkojnë të përjetojnë më shumë ndjesi mund të tërhiqen më shumë drejt filmave të frikshëm për shkak të mënyrës sesi interpretojnë reagimin e trupit ndaj stresit. Një film që shkakton frikë do të rrisë rrahjet e zemrës së një personi dhe do ta bëjë trupin të ndihet sikur duhet të shpenzojë energji.

Disa kanë thjesht nevojë të ndihen gjallë.

Njerëzit që i urrejnë mund të jenë shumë të ndjeshëm.

Njerëzit shumë të ndjeshëm, mund të mbistimulohen lehtësisht nga mjedisi i tyre dhe gjithashtu priren të jenë më empatikë mesatarisht një person. Kjo do të thotë se ata mund të kenë një reagim fiziologjik të ndryshëm ose më intensiv ndaj filmave të dhunshëm ose të frikshëm.

Përvojat e fëmijërisë ndikojnë në mënyrën se si ndihet dikush kur është i frikësuar.

Njerëzit që patën përvoja pozitive kur ishin të vegjël, me filma të tilla, janë ata që nuk kanë frikë as në një faze më vonë gjatë jetës.

Nëse prindërit e tyre i ekspozuan ata në sasinë e duhur, kjo do të thotë se mund t`i pëlqejnë edhe në të ardhmen.

Disa njerëz i shohin filmat e frikshëm si një mënyrë për t’u lidhur me të tjerët.

Filmat horror janë të këndshëm për disa njerëz kur ndahen me njerëzit e dashur.

‘Mund të jetë një përvojë vërtet e mrekullueshme, e lidhjes sociale,’ tha Kerr. “Ne e dimë se lidhjet që krijojmë nën stres shpesh janë më intensive, veçanërisht me njerëzit me të cilët tashmë kemi një lidhje pozitive. Pra, nëse shkoni me miqtë tuaj dhe bëni diçka argëtuese, intensive dhe të frikshme, përfundoni duke krijuar kujtime më të mëdha.”

Me fjalë të tjera, nëse një personi i pëlqen apo jo të shikojë një klloun rrëqethës në ekranin e madh varet nga një ndërthurje faktorësh – shumica e të cilëve janë paksa jashtë kontrollit të tyre.

MË TEPËR

Sport17 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix17 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix17 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix17 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix17 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix17 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix18 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix18 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix18 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix18 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook