Lidhu me ne

Mix

Beniada në një lidhje me vëllanë e Arbër Hajdarit: Kush është partneri i modeles, baba i dy fëmijëve që la pas jetën në SHBA

Beniada në një lidhje me vëllanë e Arbër Hajdarit: Kush

Pas famës dhe suksesit që korri në “Big Brother”, Beniada ka gjetur edhe dashurinë. Vetë modelja ka pranuar se është në një lidhje dashurie. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në “Wake Up”, ku u pyet në lidhje me jetën e saj personale. Teksa zhvilloi një “lojë” ku dha komentin e saj për disa personazhe të famshëm si partnerë të saj të mundshëm, ajo u shpreh se asnjëri nuk i pëlqen më shumë se ai që ka në krah. “Ai që kam në krah më pëlqen më shumë. Është një miks, shumë ‘cute’”, u shpreh Beniada.

Beniada në një lidhje me vëllanë e Arbër Hajdarit: Kush

Më herët, gjatë emisionit të saj me fëmijë në “E Diell”, moderatorja foli mbi partnerin e saj, ku u shpreh: “Është një djalë simpatik, po vetëm simpatik, kaq. Nuk mund të them që është as italian, as shqiptar, pasi ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar, boll tani”, tha Beniada. Beniada publikoi disa kohë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën. Megjithatë, një detaj që modelja zbuloi në postimin e saj është vendndodhja, që ishte pikërisht në Milano, Itali. E pak kohë nga deklaratat e modeles, ja ku vjen edhe fotoja e parë e çiftit.

Ashtu si shihet në shkrepjen e siguruar nga paparaci i “Panoramës”, Beniada dhe i dashuri i saj tashmë marrin pjesë së bashku si çift në eventet e Tiranës. Dyshja e ka bërë daljen e parë publike në premierën e filmit të Eduart Grishajt. Ashtu si shihet, Arbana dhe Eduarti janë shoqëruar në këtë foto nga Beniada dhe partneri i saj, Blerti.

beniada- blerti (12)Emri i tij nuk është një emër i panjohur për publikun. Blerti Hajdari është vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të “Big Brother”. Megjithatë, Arbri nuk ka qenë ‘shkes’ i çiftit, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku Blerti është ftuar vazhdimisht si një ish-futbollist i mirënjohur. 32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku ishte vendosur disa vite më parë.

Pak kohë më parë, Blerti rrëfeu në një intervistë edhe angazhimet e tij në SHBA. “U transferova në Amerikë, unë pata fatin t’i bashkohem New York Red Bulls, që siç dihet është një nga ekipet më elitare të MLS. Po bëja shumë mirë. U aktivizova në New York Red Bulls, me skuadrën e dytë duke shënuar 9 gola në 12 ndeshje. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe lojtarë të skuadrës së dytë stërviteshim me ekipin e parë. Aty pata fatin të njoh Tierry Henry dhe Rafael Marquez si dhe shumë lojtarë që akoma luajnë sot në atë ekip. Ishte kohë e bukur dhe një eksperiencë shumë e bukur. Fatkeqësisht duhet ta mbyllja karrierën për shkak të një dëmtimi që pësova. Po punoj në sektorin privat për momentin dhe ndoshta në pritje për të filluar punë në agjencitë e zbatimit të ligjit në SHBA, të cilat kërkojnë një kohë derisa të realizohen si proces. Aktualisht punoj në New York duke drejtuar, ruajtur dhe menaxhuar një shoqëri komerciale”, shprehej Blerti kohë më parë. Ndërkohë, ai ka lënë pas jetën në New York, për t’u rikthyer në Tiranë, duke gjetur edhe dashurinë. Në SHBA, ish-futbollisti la pas më shumë sesa karrierën.

Beniada në një lidhje me vëllanë e Arbër Hajdarit: Kush

Nga ajo që mundëm të mësojmë, Blerti është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka pasur në New York. Por teksa gjërat nuk kanë funksionuar më me partneren e tij, Blerti është rikthyer në Tiranë, për të qenë sërish pranë familjes së tij, ndonëse larg fëmijëve. Teksa ka qenë i ftuar në panele si ish-futbollist, Blerti duket se është ndeshur me bukuroshen e “Big Brother”. Dyshja ka nisur një lidhje prej disa muajsh dhe duket se tashmë kjo marrëdhënie është konsoliduar mjaftueshëm, sa për të dalë tashmë edhe publikisht.

Beniada në një lidhje me vëllanë e Arbër Hajdarit: Kush

Përgjatë gjithë natës së premierës së filmit, Blerti dhe Beniada kanë qëndruar në të njëjtin rresht me Arbrin dhe bashkëshorten e tij, Vlerën, duke treguar kështu një raport të mirë edhe me çiftin tjetër. Rreth 2 muaj më parë nisën për herë të parë aludimet për një lidhje të re të modeles, e cila që pas përfundimit të Big-ut ishte shprehur se donte një partner shqiptar.

“Ajo është e lidhur me një avokat në Itali”, ishte kjo deklarata e Edi Manushit për jetën personale të Beniada Nishanit, që u komentua gjatë në rrjet. E teksa në atë kohë nuk pati asnjë reagim konkret nga ana e modeles, së fundmi ajo i ka hedhur më shumë ‘benzinë’ zjarrit me postimin e fundit. Beniada publikoi një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk ka preferuar t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën. Megjithatë, një detaj që modelja ka zbuluar në postimin e saj është vendndodhja, që është pikërisht në Milano, Itali.

Që pas daljes nga “Big Brother Vip”, Beniada është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Në çdo intervistë që modelja ka dhënë, nuk është prononcuar për jetën e saj sentimentale.

Beniada rrëfeu gjatë eksperiencës në Big Brother Vip se është lënduar nga një mashkull, i cili nuk ka qenë shqiptar. Kujtojmë se ish-i dashuri i saj prej 7 vitesh ishte futbollisti i njohur, Mattia de Sciglio. Kur ajo ishte pjesë e “Big Brother” qarkulluan edhe fotot e çiftit së bashku. Por tashmë historia ka kohë që është mbyllur dhe Beniada ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë te djaloshi simpatik, Blerti.

/PanoramaPlus

MË TEPËR

Sport5 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix6 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix6 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix6 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix6 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix6 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix6 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix6 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix7 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix7 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook