Lidhu me ne

Mix

Si po fitojnë para nga depresioni kompanitë e mëdha farmaceutike

Si po fitojnë para nga depresioni kompanitë e mëdha farmaceutike

Nëse u besoni mediave, ne po jetojmë në mesin e një krize të paprecedentë të shëndetit mendor, të përkeqësuar nga stresi dhe izolimi për shkak të pandemisë. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në fund të muajit maj, gati 40 për qind e të rriturve amerikanë kishin përjetuar simptoma të depresionit dhe ankthit gjatë muajit të kaluar.

Çereku i tyre merrte rregullisht antidepresantë. Shtimi i problemeve të shëndetit mendor ka qenë veçanërisht dramatik te të rinjtë. Gazeta “New York Times” raportoi në korrik se gjatë viteve 2017-2021, përdorimi i antidepresantëve u rrit me 41 për qind tek adoleshentët amerikanë.

Shpesh përshkrime të tilla të zymta shoqërohen me një zgjidhje optimiste: një qasje më të mirë në kujdesin e shëndetit mendor, përfshirë barnat psikiatrike. Duke pasur parasysh kuptimin mbi këtë çështje që është promovuar në publik gjatë 40 viteve të fundit, kjo këshillë ka kuptim.

Ne kemi arritur të kuptojmë se depresioni dhe problemet e tjera mendore janë çrregullime të trurit. Dhe trajtimet psikiatrike e rregullojnë këtë çrregullim, ose të paktën shkaktojnë ndryshime në tru që janë të dobishme për personin që vuan. Megjithatë, nëse e kaluara është një prolog për të ardhmen, ky kuptim do të vazhdojë që ta përkeqësojë problemin.

Gjatë 35 viteve të fundit, është synuar të përhapet “ndërgjegjësimi” për depresionin dhe çështje të tjera të shëndetit mendor. Kjo ka çuar në një rritje dramatike të rekomandimit të antidepresantëve nga mjekët. Në vitin 1990, CDC raportoi se më pak se 3 për qind e të rriturve kishin konsumuar antidepresant gjatë muajit të kaluar.

Si po fitojnë para nga depresioni kompanitë e mëdha farmaceutike

Kjo shifër u rrit në 13.2 për qind në vitin 2018 dhe në 23.1 për qind në fillim të këtij viti. E megjithatë, depresioni në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore vetëm sa është shtuar gjatë kësaj kohe. Dhe për këtë ekziston një arsye themelore. Ne e kemi organizuar të menduarit dhe kujdesin tonë rreth një narrative të përparimit mjekësor – të barnave efektive që rregullojnë çekuilibrat kimikë në tru – që nuk gjendet në literaturën shkencore.

Dhe hendeku midis asaj që i thuhet publikut dhe asaj që gjendet në literaturën shkencore, i ka çuar në rrugë të gabuar shoqëritë tona. Shkrimtarët, filozofët dhe mjekët kanë vërejtur prej kohësh se melankolia – një periudhë trishtimi ose pikëllimi – i prek pothuajse të gjithë njerëzit herë pas here.

Siç shprehej mjeku i shekullit XVII-të, Robert Barton, në librin e tij “Anatomia e Melankolisë”: Është absurde dhe qesharake për çdo njeri të vdekshëm që të kërkojë një jetë përherë të lumtur. Vetëm kur melankolia bëhej një “zakon” mund të konsiderohej një “sëmundje”.

Ky ishte konsensusi që dominonte deri në vitet 1980. Njerëzit vuanin shpesh nga periudha depresioni, sidomos si reagim ndaj pengesave të ndryshme në jetë, por ndjenja të tilla shiheshin si normale. Depresioni cilësohej “sëmundje” vetëm në rastet kur njerëzit binin në depresion pa ndonjë arsye të dukshme, dhe këto ishin të rralla.

Sondazhet në komunitet të kryera në vitet 1930-1940 në SHBA, zbuluan se më pak se 1 në 1000 të rritur vuanin çdo vit nga një episod “depresioni klinik”. Midis këtij grupi, shumica nuk kishin nevojë të shtroheshin në spital, dhe vetëm një pakicë e vogël sëmureshin në mënyrë kronike.

Këto gjetje i shtynë ekspertët në Institutin Kombëtar të Shëndetit Mendor në SHBA (NIMH) në vitet 1970 t’i thoshin publikut se depresioni ishte një çrregullim episodik, dhe që në përgjithësi do të riparohej vetë. Shumica e episodeve depresive, shkroi Din Shujler, kreu i seksionit të depresionit në NIMH “do të kryejnë ciklin e tij dhe do të përfundojnë me shërim pothuajse të plotë pa ndonjë ndërhyrje specifike”.

Si po fitojnë para nga depresioni kompanitë e mëdha farmaceutike

Megjithatë, kjo qasje do të zhdukej shpejt. Gjatë viteve 1970, drejtuesit e Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë (APA), shqetësoheshin se sektori i tyre ishte në krizë. Kritikët thoshin se psikiatria funksiononte më shumë si një agjenci e kontrollit social sesa si një disiplinë mjekësore, se diagnozat e saj nuk kishin vlerë, dhe se psikanaliza, nuk ishte më efektive se terapitë e tjera të ofruara nga psikologët.

Prandaj, psikiatria amerikane vendosi që të riemërtonte veten. Publiku duhej të kuptonte se psikiatrit ishin mjekë që kujdeseshin për pacientët me sëmundje të vërteta. Ky riemërtim do të përmirësonte jo vetëm imazhin publik të psikiatrisë, por do t’u jepte psikiatërve një vend të privilegjuar në tregun terapeutik.

Në botimin e tretë të Manualit Diagnostik dhe Statistikor në vitin 1980, APA i rikonceptoi çrregullimet psikiatrike si sëmundje të trurit. U zhduk dallimi i vjetër midis episodeve të zakonshme depresive dhe “depresioni klinik”, të dyja u cilësuan si një “sëmundje e vetme”.

Kjo shoqatë gjeti si aleat kompanitë farmaceutike, të cilat ishin gjithashtu të interesuara ta ndryshonin narrativën. Kompanitë farmaceutike i dhanë para APA-s për të zhvilluar makinerinë e saj të marrëdhënieve me publikun PR në fillim të viteve 1980. Po ashtu publikut iu prezantua gjithashtu një teori e re, sipas së cilës depresioni shkaktohej nga mungesa e hormonit serotoninë në tru.

Fatmirësisht, shkencëtarët kishin zbuluar një ilaç, frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRI), që e rregullonte këtë çekuilibër kimik. Prozac dhe SSRI-të e tjera u shpallën në media si “medikamente të reja” që jo vetëm mund të shëronin pacientët me depresion, por t’i bënin ata të ndiheshin “shumë më mirë”.

Tani depresioni i patrajtuar paraqitej si një shqetësim i ngutshëm i shëndetit publik. Më e rëndësishmja, njerëzit po trajnoheshin për të monitoruar emocionet e tyre dhe për ta cilësuar trishtimin ose shqetësimin emocional si simptoma të një sëmundjeje që kërkon ndërhyrje mjekësore.

Si po fitojnë para nga depresioni kompanitë e mëdha farmaceutike

Dhe fushata propagandistike funksionoi. Në një njoftim për mediat në vitin 2005, APA ndau “lajmin e mirë”: 75 për qind e konsumatorëve tani e kuptojnë se “sëmundjet mendore zakonisht shkaktohen nga një çekuilibër kimik në tru”.Teoria e depresionit të shkaktuar nga niveli i ulët i serotoninës, u bë shumë popullor në vitet 1960.

Por studiuesit kryen eksperimente për të testuar nëse njerëzit e diagnostikuar me depresion, para se të mjekoheshin, vuanin nga niveli i ulët i serotonës. Madje historia e vërtetë është edhe më skandaloze. Barnat kundër depresionit e bllokojnë rimarrjen normale të serotoninës. Në kundërpërgjigje, truri përshtatet në përpjekje për të ruajtur funksionimin e tij normal.

Meqë ilaçet kundër depresionit rrisin çlirimin e serotoninës, truri përgjigjet duke aktivizuar makinerinë e tij serotonergjike. Pra me fjalë të tjera, antidepresantët nxisin vetë anomalinë – një deficit në funksionin serotonergjik – që hipotezohet se shkakton depresionin.

Pra ilaçet kundër depresionit, nuk rregullojnë asnjë çrregullim të njohur. Por mbrojtësit e tyre mund të kundërshtojnë dhe thonë: Megjithatë ato mund t’i ndihmojnë disi njerëzit në depresion?

Edhe këtu provat janë të pakta. Një meta-analizë e kohëve të fundit e studimeve të tilla, përcaktoi se 15 për qind e pacientëve me depresion të trajtuar me një antidepresant kanë përfitime afatshkurtra. Ndërkohë 85 për qind të tjerët janë të ekspozuar ndaj efekteve të padëshiruara të barnave pa ndonjë përfitim përtej Efektit Placebo.

Edhe këto rezultate afatshkurtra sugjerojnë një problem të madh me përdorimin e gjerë të antidepresantëve:6 nga 7 pacientë përjetojnë efektet anësore të ilaçeve, pa ndonjë përfitim përkatës. Efekti anësor më i zakonshëm mund të jetë mosfunksionimi seksual, që në disa raste mund të zgjasë shumë kohë edhe pasi pacientët ndalojnë marrjen e barnave.

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix6 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet13 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore13 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook