Lidhu me ne

Mix

Ja çfarë duan gratë në shtrat

“7 sekretet e arta” të shtratit që gratë duan që burrat t’i dinë

gratë

Të kuptosh se çfarë duan gratë nuk është edhe aq e vështirë. Në fakt, nëse burrat u kushtojnë vëmendje të mjaftueshme, mund të dinë vërtet se çfarë tregojnë veprimet e grave. Veçanërisht në shtrat.

Po. E lexuat mirë.

Veprimet e grave zbulojnë shumë për atë që duan në marrëdhënie dhe jetën e tyre intime. Seksi mund të jetë edhe më emocionues kur meshkujt zbulojnë mënyrën më të mirë për të udhëhequr poshtë çarçafëve.

Edhe pse nuk është mister, sigurisht që ka disa sekrete që gratë dëshirojnë që burrat t’i dinë për të fituar pikë në shtrat! Më poshtë vijnë ato që njihen si “sekretet e arta” të shtratit.

1. Një bisedë e mirë është një afrodiziak i madh

Shumë gra mendojnë se një bisedë e mirë është një nisje e mirë. Për to, të folurit dhe ndjenja e dashurisë është shumë e rëndësishme. Biseda e mirë gjatë shëtitjeve ose kur çifti është duke pushuar mund të jetë një afrodiziak i madh. Një burrë mund t’i thotë gruas së tij se sa shumë e do atë, gjë që vepron si një siguri që ai është me të mendërisht gjatë atyre momenteve intime.

2. Gratë duan të lavdërohen

Për një çift që është bashkë prej kohësh, ndonjëherë është e natyrshme që femrat të mendojnë se partnerit të tyre mund t’u duken më pak tërheqëse. Për shkak të kësaj, disa gra zhvishen vetëm nën mbulesa apo në errësirë. Burrat e kujdesshëm duhet t’i kuptojnë shqetësime të tilla. Nuk ka nevojë të gënjesh dhe të thuash se “ajo është e mrekullueshme” nëse nuk është. As nuk ka nevojë të thuash se nuk është më tërheqëse. Gjithmonë mund të vlerësoni dhe lavdëroni atë që ju duket tërheqëse.

3. Për një grua seksi nuk është i ndarë nga pjesa tjetër e jetës së saj

Meshkujt priren ta ndajnë jetën e tyre. Ndërsa femrat kanë nevojë për ndjenja dhe përvoja të mira gjatë ditës për të bërë seks të kënaqshëm. Mënyra sesi i dashuri e trajton atë gjatë ditës ndikon shumë në reagimin e saj në shtrat. Mosvëmendja, gjuha e ashpër, tonet e vrazhda, fjalët lënduese dhe kritikat mund ta bëjnë të vështirë për një grua përfshirjen, entuziazmin dhe pasionin gjatë seksit.

4. Një orgazmë nuk është një domosdoshmëri

Shumë burra mendojnë se një dashnor i mirë është ai që mund ta çojë gruan e tij në kulmin seksual. Është e mrekullueshme të kesh momente të tilla, por jo gjithmonë thelbësore. Shumë gra ndjejnë presion nga partnerët dhe madje edhe nga vetja për të arritur një orgazëm. Ndonjëherë në vend që të përjetojnë orgazma, gratë preferojnë vetëm të angazhohen vetëm në paralojë.

5. Seksi nuk duhet të jetë një akt serioz

Shumë meshkuj janë shumë seriozë për seksin. Ata harrojnë të qeshin. Të jenë të djallëzuar, romantikë, të argëtohen. Lojërat mund t’i bëjnë momentet intime të këndshme dhe relaksuese. Kjo heq presionin e performancës nga të dy partnerët.

6. Gratë e duan prekjen dhe butësinë jo-seksuale

Gratë e duan romancën, përqafimin, mbajtjen e duarve dhe puthjet. Por shumë gra ankohen se burrat e tyre kurrë nuk e bëjnë këtë, përveçse gjatë paralojës. Një grua duhet ta bëjë burrin e saj të kuptojë gëzimin e prekjes. Ndërsa i bëni një masazh relaksues dhe i përkëdhelni fytyrën dhe flokët me butësi, ajo fillon të përjetojë gëzimin e këtij lloji të prekjes jo-seksuale.

7. Vëmendja e ngrohtë pas seksit është e rëndësishme

Nevoja e një gruaje për momente të buta shkon përtej dashurisë aktuale. Disa gra ankohen se meshkujt i zë gjumi menjëherë pas aktit. Është e vërtetë që kur një mashkull bën seks, niveli i tij i endorfinës është shumë i lartë.

Pothuajse menjëherë pas ejakulimit, ai kalon një fazë refraktare ku humbet ereksionin dhe të gjitha sistemet e tij dobësohen. Tek femrat kjo fazë ndodh gradualisht. Megjithatë, nëse nuk ju pëlqen që ai të bjerë në gjumë menjëherë, thuajani pa e ulur atë. Përndryshe, lëreni të flejë në krahët tuaj për disa minuta dhe zgjojeni butësisht më pas. 

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook